Hapësire reklamuese

Aktualitet

Edviol Kulluri “hap letrat”: Kam qenë me partitë e djathta, ja cilat janë KRITERET për t’u bërë pjesë e Kuvendit Kombëtar Qytetar (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Edviol Kulluri “hap letrat”: Kam qenë me partitë e
Aktivisti Edviol Kulluri

Aktivisti Edviol Kulluri, njëri prej nismëtarëve për krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar përmes një video-mesazhi të ndarë në rrjet ka zbuluar se pas angazhimit me disa parti të djathta, në 2013 mori vendimin për t’u angazhuar me aktivizëm. 

Ndërsa më tej ai zbulon se cilat janë kriteret që duhen të përmbushin individët që duan të bëhen pjesë e Grupit të Punës, për formimin e të ashtuquajturit “Kuvend Kombëtar Qytetar”.

“Unë jam Edviol Kulluri, aktivist prej 16 vitesh, para aktivizmit kam qenë i angazhuar me partitë të quajtura të djathta. Por prej 2012 e këtij nuk jam marrë më me asnjë parti dhe angazhimi i vetëm i imi ka qenë në aktivizëm.

Jam organizator dhe themelues, e lider i zgjedhur nga Populli i Kuvendit Komunitar në Tragjas e Orikum, bashkëthemelues, bashkëorganizator i aktivistëve atdhetar në 2017, bashkë me aktivistët e tjerë, kemi bërë shumë protesta, organizime  e shoqëri zhvilluese, te cilat kanë kulminuar me thirrjen e protestës kombëtare të qershorit 2026. Tashmë kemi hyrë në javën e pestë të protestës kombëtare” shprehet Kulluri në video-mesazhin e tij.

Duke hedhur sërish poshtë pretendimet se ai e ka marrë përsipër hapin për të ngritur “Kuvendin Kombëtar Qytetar” për përfitime, Kulluri nënvizon se për t’u bërë pjesë e Grupit të Punës për formësimin e Kuvendit, mjafton të jesh atdhetar e të mos kesh kryer veprime antishqiptare apo të kesh kundërshtuar protestën qytetare.

“Kriteret janë të shumta por unë them disa bazike: Personi të jetë atdhetar, pro kombit shqiptar,. Mos të ketë prirje të dyshimta për ndarje apo përçarje. Nuk duhet të ketë qenë eksponent i mesëm i lartë i partive të sistemit të vjetër, nëse ka qenë të ketë qenë të paktën eksponent i mesëm jo i lartë.

Të mos ketë qenë pjesë e administratave publike të udhëhequra nga partitë e vjetra. Nuk duhet të ketë bërë veprimtari agjenturore në dëm të qytetarëve dhe shoqërisë shqiptare. Të jetë mbështetës i  protestës. Kushdo mund të bëhet pjesë e Grupit të Punës, por duhet të zbatojë detyrat e kriteret e vëna” thekson Kulluri.

Reagimi i Edviol Kullurit:

Unë jam Edviol Kulluri, aktivist prej 16 vitesh, para aktivizmit kam qenë i angazhuar me partitë të quajtura të djathta. Por prej 2012 e këtij nuk jam marrë më me asnjë parti dhe angazhimi i vetëm i imi ka qenë në aktivizëm.

Jam organizator dhe themelues, e lider i zgjedhur nga Populli i Kuvendit Komunitar në Tragjas e Orikum, bashkëthemelues, bashkëorganizator i aktivistëve atdhetar në 2017, bashkë me aktivistët e tjerë, kemi bërë shumë protesta, organizime  e shoqëri zhvilluese, te cilat kanë kulminuar me thirrjen e protestës kombëtare të qershorit 2026. Tashmë kemi hyrë në javën e pestë të protestës kombëtare.

Unë prej ditës së dytë e të tretë, kamë bërë thirrje për Kuvendin Kombëtar qytetar. Kam gjetur konsensus qytetar dhe popullor kur e kam bërë thirrjen në mikrofon tre herë. Kjo nuk do të thotë se qytetarët do të jenë të gjithë dakord, por ka marrë një pëlqim e një konsensus. Kemi formuar një grup punë me rreth 80 persona, që është mbledhur me 3 korrik që janë dakordësuar për t’u angazhuar me këtë nismë.

Kam parë reagime të shumta në rrjet ku shkruhet se “Kush ju bëri juve organizatorë…?”, “Doni të merrni poste”… të gjitha këto reagime nuk kanë  asnjë lidhje me të vërtetën. Të kemi një Kuvend me 300 ose 500 pjesëmarrës ndoshta, nga vetë numri kuptohet sa gjithëpërfshirës do jetë, të jenë të gjitha zonat, krahinat, të rinj të moshuar, të gjitha grupmoshat. Ne do ta formojmë këtë sepse e kemi marrë një dakordësim.

Nëse marrim miratimin e qartë për ngritjen e tij do deklarojmë se ky Kuvend Qytetar Kombëtar, përfaqëson protestën qytetare. Por nëse nuk marrim miratim, kjo nuk mund të ndodhë.

Protesta do të vazhdojë dhe është një nga kriteret kryesore për të qenë anëtar i brendshëm i Kuvendit.

Nuk do të ndërpritet protesta që të ngrihet Kuvendi. Përkundrazi protesta do ta fuqizojë Kuvendin, për të shtuar numrat e saj e jo për ta pakësuar.  Ka një keqkuptim sikur ne duam të ngremë Kuvendin e të shuajmë protestën.

Ata që morën pjesë në mbledhjen e datës 3 korrik, janë të grupit të punës, njerëz që unë i kam thirrur. Por jo domosodoshmërisht kush është te grupi i punës do të jetë në anëtar i Kuvendit.

Ka premisa të larta që ata të jenë sepse po japin kontribut, por jo domosdoshmërisht do jenë. Grupi i Punës nuk është Kuvendi, ata po kryejnë detyrat për formimin e tij.

Çdo hap është menduar që në fund fare vullneti sipëror për tu bërë pjesë, miratimi përfundimtar i përket trupës protestuese.

Kriteret janë të shumta por unë them disa bazike: Personi të jetë atdhetar, pro kombit shqiptar,. Mos të ketë prirje të dyshimta për ndarje apo përçarje. Nuk duhet të ketë qenë eksponent i mesëm i lartë i partive të sistemit të vjetër, nëse ka qenë të ketë qenë të paktën eksponent i mesëm jo i lartë.

Të mos ketë qenë pjesë e administratave publike të udhëhequra nga partitë e vjetra. Nuk duhet të ketë bërë veprimtari agjenturore në dëm të qytetarëve dhe shoqërisë shqiptare. Të jetë mbështetës i  protestës. Kushdo mund të bëhet pjesë e Grupit të Punës, por duhet të zbatojë detyrat e kriteret e vëna.

Për të qenë pjesë e Kuvendit, duhet të plotësojë kriteret që ne do të miratojmë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese