Hapësire reklamuese

Aktualitet

Para, pushtet apo protagonizëm? Çfarë synohet përmes krijimit të Kuvendit Kombëtar Qytetar, “kryendrituri” nxjerr TË VËRTETAT (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Para, pushtet apo protagonizëm? Çfarë synohet përmes
Edviol Kulluri, krijmi i Kuvendit Kombëtar Qytetar

Prej 40 ditësh, protestat qytetare në Tiranë janë vendosur në qendër të vëmendjes, ndërsa lart e poshtë flitet për krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar, për të cilin shumë persona vijojnë të kenë dyshimet e tyre.

Pikëpyetjeve dhe aludimeve të shumta në rrjet, u kanë dhënë përgjigje anëtarë të grupit koordidnues të protestës si dhe themeluesi i nismës për krijimin e këtij Kuvendi.

Përmes një postimi të ndarë në rrjet, zbulohen të vërtetat dhe objektivat që synohen të arrihen përmes krijimit të këtij Kuvendi.

Teksa hidhen poshtë pretendimet për të fituar para, pushtet, protagonizëm apo për të “nxjerrë jashtë loje” individë që këmbëngulin për të pasur ndryshim rrënjësor të klasës politike, nismëtarët e saj theksojnë se krijimi i këtij Kuvendi synon të përfaqësojë denjësisht popullin në kërkesat e tyre.

Ndërsa premtohet që t’i ofrohet njerëzve më e mira e mundshme për një jetesë më ndryshe.

"Protesta ka qenë fenomenale, por nuk po arrin objektivat e shpallura, dhe, ndërsa koha kalon pa përshkallëzim, rrezikon të shuhet ose të shtypet nga regjimi. Ideja e Kuvendit Qytetar adreson pikërisht këtë problem: të mblidhen sa më shumë njerëz për përshkallëzim në numra, njerëz të zotë, të vendosur, të pashantazhueshëm, që të përfaqësojnë zërin dhe vullnetin e protestuesve e të gjithë shqiptarëve të ndershëm, dhe të mendojnë e zbatojnë hapat konkretë deri në fitoren e plotë mbi politikën 35-vjeçare.

Përçarjen e realizon regjimi kur je në humbje; në fitore askush nuk përçahet, sepse fitohet më shumë nga fitorja sesa nga kockat e pushtetit. Kuvendi është rruga e vetme drejt fitores. Protesta e studentëve u shtyp sepse nuk pati përfaqësi të denjë që t'i çonte përpara të drejtat e veta.

Kuvendi do të jetë një organ shoqëror — ndoshta me statusin juridik të një shoqate, siç kanë propozuar shumë njerëz që të njihet ligjërisht — jo politik, por përbashkues dhe i përhershëm, që të ngrihet kundër çdo padrejtësie dhe çdo qeverie, edhe pas kësaj qeverie. Kushtetuta e njeh popullin si ushtruesin e demokracisë direkte"shkruhet në reagimin e tyre. 

Reagimi i plotë:

TË PAVËRTETAT DHE TË VËRTETAT E KUVENDIT KOMBËTAR QYTETAR

1. E pavërteta: Është krijuar një Kuvend Kombëtar (Popullor).

E vërteta: Është krijuar një grup pune për krijimin e kushteve për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar Qytetar. Jo domosdoshmerisht anetaret e grupit do te jene anetare te Kuvendit.

2. E pavërteta: Kush janë këta që vetëpropozohen, vetëmblidhen dhe vetëquhen anëtarë të Kuvendit dhe që përfaqësojnë protestën?

E vërteta: Askush nuk u zgjodh apo u propozua nga gjithë protestuesit. Të gjithë u vetëmblodhën më 30 maj, 1 qershor e në vazhdim — protestuesit në Tiranë, në qytetet shqiptare dhe në qytetet e botës me komunitete shqiptare. Disa u bënë koordinatorë. Një pjesë e grupit koordinues të Tiranës u vetëmblodh, bashkë me njerëz të vlerësuar prej tyre, për të parë mundësinë e një organizimi për fazën tjetër të protestës: përballjen e organizuar me pushtetin.

3. E pavërteta: Duan të përfaqësojnë protestën duke krijuar përçarje, sepse protesta ka qenë shumë mirë deri tani.

E vërteta: Protesta ka qenë fenomenale, por nuk po arrin objektivat e shpallura, dhe, ndërsa koha kalon pa përshkallëzim, rrezikon të shuhet ose të shtypet nga regjimi. Ideja e Kuvendit Qytetar adreson pikërisht këtë problem: të mblidhen sa më shumë njerëz për përshkallëzim në numra, njerëz të zotë, të vendosur, të pashantazhueshëm, që të përfaqësojnë zërin dhe vullnetin e protestuesve e të gjithë shqiptarëve të ndershëm, dhe të mendojnë e zbatojnë hapat konkretë deri në fitoren e plotë mbi politikën 35-vjeçare. Përçarjen e realizon regjimi kur je në humbje; në fitore askush nuk përçahet, sepse fitohet më shumë nga fitorja sesa nga kockat e pushtetit. Kuvendi është rruga e vetme drejt fitores. Protesta e studentëve u shtyp sepse nuk pati përfaqësi të denjë që t'i çonte përpara të drejtat e veta.

4. E pavërteta: Duan protagonizëm dhe të zgjidhen vetë, sepse s'kanë transparencë për të zgjedhur vërtet më të mirët.

E vërteta: Grupi i Punës për Kuvendin e ka bërë transparencën dhe meritokracinë në përzgjedhje kushtin kryesor për zhvillimet e mëtejshme. Po punohet me grupe të ndryshme IT për të gjetur opsionin më të mirë të regjistrimit online, me platforma ndërkombëtare të përshtatshme edhe për thithje idesh, bashkëveprim mes anëtarëve nëpër grupe pune sipas fushave, përpunim të dhënash dhe votime të pakontestueshme online. Çdo gjë do të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Miratimi (ose jo) i çdo anëtari të Kuvendit do të bëhet në sheshin e protestës.

5. E pavërteta: Kuvendi drejtohet nga Edvioli, i cili është i kontestuar nga mediat e regjimit.

E vërteta: Edvioli është aq fisnik dhe i mençur sa ka këmbëngulur që çdo hap të bëhet nga grupet e punës. Janë zhvilluar tashmë dy mbledhje të mëdha nga katër orë secila — e para me 30 veta, e dyta me 80 — pikërisht për të marrë vendime të pjekura në grup. Për ta njohur pa paragjykim, mund të shihet një dokumentar për të, realizuar nga Aneta, e cila nuk e njihte para protestës.

https://m.youtube.com/ëatch?v=ToFO_8Lu8K4&t=331s...

6. E pavërteta: Kuvendi po krijohet që të caktojë anëtarët e qeverisë teknike.

E vërteta: Kuvendi ka funksione të gjera. Kryesorja është mundësia për të thirrur protestën në çdo kohë, pra për të përfaqësuar në shesh e jashtë tij gjithë sensibilitetet e protestës — diasporën, grupet e interesit, çdo qytet e zonë të Shqipërisë — me njerëz që komuniteti i tyre i njeh dhe i respekton. Qytetarët nuk u përgjigjen thirrjeve nëse Kuvendi nuk bëhet mbrojtësi i madh i problemeve të tyre komunitare; edhe ky do të jetë një funksion kryesor. Kërkesa për një qeveri teknike, pa njerëz me të kaluar të lidhur me regjimin, do të realizohet patjetër — përndryshe pse po protestojmë kaq kohë? Por para saj, detyra kryesore mbetet forcimi i protestës në numra, në frymë dhe në veprim, deri në dorëheqjen e qeverisë. Më pas, ligj i ri zgjedhor e ndoshta Kushtetutë e re, për të cimentuar vullnetin e sovranit — popullit — mbi shtetin e vet, jo siç ka qenë deri tani, ku shteti sillet si pronar mbi popullin.

7. E pavërteta: Kuvendi nuk do ta përfshijë Mërgatën.

E vërteta: Mërgata është gjysma e shtetasve; gjysma e Kuvendit do të jetë prej Mërgatës. Për shkak të largësisë dhe pamundësisë për të vepruar në Shqipëri në çdo kohë, funksionet dhe të drejtat mund të kenë ndryshime — siç do ta vendosë vetë Kuvendi, pasi të konstituohet.

8. E pavërteta: Kuvendi nuk mund t'u mbivendoset organeve kushtetuese dhe bie ndesh me rendin kushtetues të Republikës së Shqipërisë.

E vërteta: Kuvendi do të jetë një organ shoqëror — ndoshta me statusin juridik të një shoqate, siç kanë propozuar shumë njerëz që të njihet ligjërisht — jo politik, por përbashkues dhe i përhershëm, që të ngrihet kundër çdo padrejtësie dhe çdo qeverie, edhe pas kësaj qeverie. Kushtetuta e njeh popullin si ushtruesin e demokracisë direkte.

9. E pavërteta: Kuvendi ka njerëz të përfolur, të kontestueshëm, që jo çdokush përfaqësohet me ta.

E vërteta: Çdo njeri që zgjidhet do të përballet me makinerinë e shpifjes së regjimit, edhe nëse është ar i pastër. Ata që janë përballur vite me radhë me regjimin janë pikërisht njerëzit më të përfolur — pra, me shumë gjasë, më të pastrit. Prandaj le të kemi kujdes kur u besojmë mediave të regjimit per njerëz që nuk i njohim personalisht. Nëse, për shembull, i përfoluri është z. Sazan Guri, le t'i bëjë secili vetes pyetjen: a ka marrë pjesë në më shumë protesta se Sazani? A ka mbrojtur në gjykatë më shumë çështje dhe njerëz të sulmuar nga regjimi sesa Sazani? A ka shkruar më shumë libra dhe shkrime në dobi të çështjes kombëtare sesa Sazani? Dhe vetëm pastaj le t'i gjykojë ata njerëz vullnetarë që po rrezikojnë çdo gjë, përfshirë jetën, për vendin e tyre.

10. E pavërteta: Gjenerata Z, e cila është shumica në shesh, nuk është përfaqësuar si duhet në Kuvend.

E vërteta: Gjenerata Z nuk është shumica e njerëzve në protestë; ka plot gra e femije, ka plot burra dhe burra ne moshe, por gjenerata Z do të jenë të përfaqësuar në raport me peshen, kontributin dhe ndikimin e tyre.

11. E paverteta: Sponsorizohen nga qarqe te panjohura.

E verteta: Deri tani nuk ka pasur nevoje per fonde sepse paguhet vetem fonia dhe kosto e pankartave dhe flamujve. Mbledhjet kur jane bere ne salla jane paguar nga vete anetaret.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese