Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tre muaj pas tragjedisë, Bashkia Tiranë e pranon: Kompleksi te “5 maji” nuk disponon certifikatë përdorimi

Shkruar nga Newsbomb
Tre muaj pas tragjedisë, Bashkia Tiranë e pranon: Kompleksi te
Kulla e shkrumbuar e Arlis dhe momenti i pare kur nisen flaket

Po bëhen afro 3 muaj nga momenti kur banorët e kompleksit “Arlis” përjetuan tmerrin, pasi shtëpitë iu dogjën para syve të tyre, ndërsa detaje të reja po dalin në pah.

Bashkia Tiranë ka pranuar se pallati i kompanisë "Arlis Shpk" nuk disponon certifikatë përdorimit, çka e bën atë të pabanueshëm ligjërisht, raporton Ora News.

Nga ana e bashkisë është bërë me dije se “Objekti nuk është pajisur me konformitetin e akt kontrolleve sipas fazave të ndërtimit, rrjedhimisht ky objekt nuk është pajisur me certifikatë përdorimi”.

Kjo nënkupton se ndërtesa në fjalë nuk ka një dokumentacion të rregull për të ushtruar aktivitete aty dhe objekti në fjalë nuk duhej të ishte i banueshëm pa dokumentacionet përkatëse.

Po ashtu, nga vetë Bashkia është bërë me dije se objekti në fjalë i cili u shkrumbua thuajse tërësisht pasditen e 14 prillit, nuk disponon ”konformitetet e akt-kontrolleve sipas fazave".

Me këtë kuptohet se inspektorët nuk kanë shkuar ,ose nuk kanë firmosur në kantier për të verifikuar nëse karabinaja, tullat, izolimi dhe, mbi të gjitha , fasada e ventiluar që u kthye në përhapëse zjarri, ishin ndërtuar sipas standardeve ligjore dhe projektit të miratuar.

Kujtojmë se ngjarja e papritur ndodhi pasditen e 14 prillit, kur zjarri i ndezur në katin e parë të ndërtesës nga “lojë” e organizuar mes disa fëmijëve shkaktoi një tragjedi për banorët e kompleksit, të cilët me sytë e tyre panë apartamentet duke u djegur, teksa fasadat e ndërtesës u binin para këmbëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese