Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gruaja shtatzënë ra në pusetën në Lungomare, Bashkia hap me urgjencë tender 20 milionë lekë për të blerë kapakë

Shkruar nga Newsbomb
Gruaja shtatzënë ra në pusetën në Lungomare, Bashkia
Gruaja qe ra ne pusete ne Lungomare - DST tenderi

Bashkia e Vlorës ka njoftuar hapjen e një procedure prokurimi me vlerë 20 milionë lekë të vjetra, për të blerë kapakë pusetash dhe zgara metalike për pusetat në qytetin bregdetar, dy ditë pasi një grua shtatzënë u lëndua.

Ajo po ecte në Lungomare me bashkëshortin dhe djalin e mitur, kur në orët e mbrëmjes u rrëzua në një pusetë pa kapak dhe pësoi lëndime, kryesisht në gjymtyrët e poshtme, raporton newsbomb.al.

Nisur nga reagimet e shumta dhe rreziku i shtuar nga pusetat pa kapakë, Bashkia e Vlorës ka njoftuar hapjen e tenderit me vlerë 20 milionë lekë të vjetra, për të blerë pikërisht kapakë dhe zgara metalike.

Gruaja shtatzënë ra në pusetën në Lungomare, Bashkia
Dokumenti i tenderit per pusetat ne Vlore

Të gjithë operatorët e interesuar, mund të paraqesin ofertat e tyre për këtë procedurë prokurimi, deri më datë 20 korrik. Ndërkohë, 15 ditë nga momenti i nënshkrimit, operatori fitues duhet të ketë dorëzuar kapakët dhe zgarat metalike pranë Drejtorisë së Kanalizimeve.

Siç shihet, institucioni i drejtuar nga kryebashkiakja socialiste Bruna Mersini synon që deri në ditët e para të Gushtit, ky problem i mbartur me kapakët e pusetave të jetë zgjidhur, raporton newsbomb.al.

Edhe në bashki të tjera të vendit ka pasur situata të ngjashme, pasi kapakët dhe zgarat metalike për shkak të materialit të tyre, vidhen dhe shiten në pikat e grumbullimit të hekurit, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e mungesës së tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese