Hapësire reklamuese

Aktualitet

30 biznese denoncojnë krimin kibernetik, Gjergj Luca sfidon publikisht gazetarin: S’më ka fal kush pronë 1 euro, kam paguar në buxhet të shtetit 1.4 miliardë lekë (DEBATI I FORTE)

Shkruar nga Newsbomb
30 biznese denoncojnë krimin kibernetik, Gjergj Luca sfidon publikisht
Gjerjg Luca dhe Arion Sula

30 biznese kanë bërë denoncime në Krimin Kibernetik për sulmin ndaj bizneseve të tyre nëpërmjet online dhe call centerave, por kanë frikë të flasin. I vetmi që po flet publikisht është Gjergj Luca, pronari i Rozafa.

Deklarata u bë nga drejtuesja e emisionit Top Story, Grida Duma në panelin e djeshëm kur u diskutua për sulmet kibernetike ndaj biznesit. Në debat të ashpër mes gazetarit Arion Sulo dhe biznesmenit Gjergj Luca, gazetari akuzoi Lucën se ishte përfshirë në politikë, dhe se kishte përfituar nga qeveria. “Nuk më kanë falur asgjë për Labinotin, deklaroi Luca. Kam paguar 1.4 miliardë lekë në buxhet të shtetit dhe e kam blerë këtë tokë me 190 euro metrin katror. Përpara se të flisni nga kolltuku, bëni verifikime” , ishte përgjigja e qartë dhe e prerë e biznesmenit.

Pjesë nga debati në studio

Gjergj Luca: Ata njerëzit para se të merren me mua, dua t’ju them se kur jam ndeshur me rrjetet sociale, problemin që kam pasur me ta, dhe dua të them para mediave se çfarë dëmi kanë bërë. Demin që më kanë bërë, aktualitetin dhe çfarë gjykoj se duhet të bëhet për të kthyer në normalitet shoqërinë shqiptare.

Përpara 5-6 vjetëve kur mu turrën, unë nuk e dija historinë e mediave, dola I bëra një kërkesë publike Dumanit që mua të më bëjnë një check se kush jam unë për shoqërinë shqiptare dhe a kam të drejtë unë të ngre problemet.

Ndërkohë që gjyqet vazhdojnë dhe në këtë periudhë më vijnë dy shkresa: një nga Suedia dhe një nga Japonia. Dhe më thonë “ju lutem na jep shpjegime për këto artikuj, sepse flitet shumë keq për ty si kapo I drogës, I krimit të organizuar, vrasës, banda etj”. Këta njerëz nuk e kuptuan kur u thashë çdo të thotë media në Shqipëri. Dhe ngrenë grupe pune për kontrollin tim, pa ditur gjë unë. Më thërrasin në ambasadë japoneze e suedeze dhe më thonë kërkojmë ndjesë e jemi të habitur.

Më kanë djegur një sezon, jo Lucës, Rozafës, dhe I kanë mbyll eksportet një vit rresht për të vërtetuar thëniet e palaçove të mediave që vjellin vrer ndaj bizneseve që duan të ndryshojnë këtë vend.

Grida Duma: Një treg I derregulluar mediatik të cilat kanë dëmtuar bizneset.

Luca: Media karagjoze, që s’kanë adresë tek dera. Jo mediat serioze. Këto kanë qenë nga 5 vjet deri sot që vazhdojnë të njëjtin ritual.

Grida Duma: Gjatë kësaj proteste, çfarë ka ndodhur?

Gjergj Luca: Unë kam zgjedhur atë rrugë që kur më ngacmojnë jap përgjigje. Shumë më thonë se e kam gabim, të tjerë vazhdo se si ke borxh kërkujt. Për të gjithë klientët shqiptarë dhe të diasporës, mua nuk më kanë bërë asnjë dëm, zero. Për klientët që drejtohen nga rrjetet sociale, booking, se edhe unë kur shkoj jashtë I drejtohem të shoh yjet sesi hahet në një restorant, këtu më kanë dëmtuar shumë.

Grida Duma: Kur nisi sulmi kibernetik ndaj teje dhe për sa kohë arriti të zhvlerësohet rating online?

Gjergj Luca: Për 3 orë. Më kanë marrë IT dhe më kanë thënë: shef na kanë bërë copë, dhe nga 4.9 na kanë shkuar review në 4.2, 3.9, 2.5…Brenda tre orëve filloi rënia. E kanë çuar, kam një hotel këtu që e kam me një yll, pavarësisht se Brenda është me 5 yje, aty e kanë çuar te ylli komunist.

Grida Duma: Vendose ta denoncosh në polici?

Gjergj Luca: Po e kam denoncuar te krimi kibernetik dhe kanë dorëzuar faktet. 95% janë të orkestruara, kështu më thonë IT e mia…

Grida Duma: Kam dy pyetje: aftësinë e biznesit shqiptar për tu strukturuar përkundrejt krimeve kibernetike dhe sulmeve kibernetike. Kjo kërkon para. Nuk e di se çfarë ju kanë thënë në polici, dhe kam dyshimet e mia nëse ato kanë kapacitete. Çfare mendoni se do të behet në këto kushte?

Gjergj Luca: Nëse parlamenti ynë nuk do të quhet një parlament rrugaçësh, delikuentësh, njerëzish të papërgjegjshëm për Shqipërinë, të vazhdojnë ta lënë këtë situatë. Nëse janë deputetë që përfaqësojnë popullin shqiptar, duhet të rikthejnë ligjin e medias që njerëzit të mbajnë përgjegjësi për çfarë nxjerrin nga goja. Ose atyre u pëlqen kjo situatë, sepse duan të mbulojnë mëkatet e veta të dy palët, dhe duan ta lënë këtë vend tallava se ne po ikim. Se këta duan ta kthejnë në komunizëm e ne po ikim.

Grida Duma: Ty personalisht do të kisha thënë se pse ti biznesmen I suksesshëm gërricesh e hap debate politike në një shoqëri që është e polarizuar në gjykime…por nga ana tjetër, ashtu siç të kam bërë ftesë ty, kam bërë ftesë edhe për biznese të tjera, dhe që tremben të flasin. Madje I kanë thënë policisë së shtetit pse e kanë bërë publike këtë çështje sepse nuk duan të shfaqen dhe nuk duan të hyjnë në hasmëri apo në goditje të mëtejshme. Si ti që fole, si ata që nuk folën janë pjesë e një realiteti. Ju jeni të pambrojtur dhe lëvizjet shoqërore apo politike duhet të kenë filtra sa I përket ekonomisë së tregut.

Gjergj Luca: Kjo ka të bëjë me rrugën e gjithsecilit sesi e zgjedh të ndërtojë rrugën e vet. Unë po të them tre momente të jetës sime: kam njohur politikën kur miku I ngushtë Fatos Nano më ka vu gjobën e parë 1 milionë dollar, gjoba e parë e tillë ndaj një biznesi shqiptar. Herën e dytë kam njohur politikën, pasi luftova të ikte Nano dhe të vinin këta të partisë sime, dhe I kam thënë publikisht se kam luftuar për të nxjerrë 11 deputetë, kam kontribuar, për një vit më kanë mbyllur të gjithë bizneset në shenjë falenderimi sepse unë nuk mbyllja gojën. Dhe këtë tjetrin, që unë e respektoj, nuk më ka bezdis dhe nuk më ka ardhur te dera duke e sharë e duke e bërë copë PS…

Grida Duma: Ti e kupton që me këtë fjali shkakton debat?

Gjergj Luca: Kush thotë jo, ma nxirr mua atë që thotë “jo”…

Arion Sula: Kë ke bërë copë, PS?

Gjergj Luca: Unë nuk e kam bërë copa? PS e kam bërë copë.

Arion Sulo: Po ti punon me PS dhe qeverinë, si e ke bërë copë? Prandaj nuk duhet të flasësh politikisht. Këtu e ke problemin.

Gjergj Luca: Thua ti nga ai kolltuku.

Arion Sulo: jo mo nga kolltuku, ngrihem dhe në këmbë unë. S’ka problem se të dëgjuam.

Gjergj Luca: Ore zotëri, nga kolltuku I punës së marrë që bën ti, që më gjykon mua. Se ti duhet të shohësh të gjitha daljet e mia sesi unë këta njerëz I kam bërë copë.

Arion Sulo: dhe ti kolltukun tim dhe punën time duhet ta shohësh që nga fillimi. Shiko pak edhe për punëtorët se punëtorët I ke merak ti jo veç për mua. Nuk ka njeri me mend në kokë që të thotë se revieë negative për bizneset shqiptare nuk janë gjë negative. Sepse gjithë ekonomia, ju të parët që jeni pronarë dhe administrator dhe ekonomia shqiptare po të vazhdojë kjo gjë nuk dihet ku shkon. Por në rastin tuaj, ju para një jave jeni marrë me protestuesit duke I quajtur “hiçër”, prandaj të ndërhyra për PS.

Gjergj Luca: I ke parë se çfarë kanë postuar për mua?

Arion Sula: Ju në biznesin tuaj, në punën tuaj, në të drejtën tuaj, je future në politikë duke qenë palë me këtë qeveri dhe mazhorancë që protestuesit kundërshtojnë. I ke dalë përballë. Keq më vjen se kështu do të përfundojë kjo punë por do të presësh tani kundërpërgjigje politike. Sepse një biznesmen nuk mund të bëjë politikë, të japë mendime të pavarura politike, kur është palë me qeverinë. Ke marrë kontrata me të drejtën tënde. Rri tek biznesi. Kaq është ajo që doja të thoja.

Gjergj Luca: Për të thënë të vërtetën e punës tende nuk është për ti dalë në mbrojtje qeverisë. E dyta ti ke dëgjuar vetëm ca kam thënë unë, por nuk ke dëgjuar çfarë kanë thënë ata për mua. Tani për sa I përket kontratave. Unë të bëj një sfidë publike dhe po I lutem Gridës të vij në studio dhe të më tregoni se cilën kontratë kam mbyllur unë me shtetin për 35 vjet? Më kanë future në baraket e Labinotit të shkatërruar komplet, ma kanë dhënë me 1 euro…

Arjon Sulo: Ajo është pra…

Gjergj Luca: Po një minutë ta shpjegoj. Kur bëra këtë mrekulli nga hiçi që ishte erdhën dhe më vunë metrin. Kur I harxhova 15-20 milionë euro, doja ta privatizoja që ma dhanë me 1 euro. U thashë: më bëni letrat sepse unë hodha jetën time këtu. Jo më thanë si, ne do vijmë të vëmë metrin. Ca metri do vini ju I thashë, ma keni dhënë me 1 euro, më bëni letrat se dua ta çoj kolateral në bankë. Jo më thanë, do të vëmë metrin. E miku im, më vunë metrin kam paguar metrin katror 190 euro e kam paguar në shtet 1.4 miliardë lekë. Atëherë, mos rreni ju që më ka bërë privilegj qeveria. Zero. Më ka bërë privilegj Edi Rama se më ka lënë me punu e s’më ka bezdisur, më ka lënë në punën time.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese