Një ditë pasi Gjykata e Durrësit lëshoi 12 masat e sigurisë për ish-zyrtarët e Kadastrës së Durrësit, mësohet se mëngjesin e sotëm me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndaj tyre u caktuan masa sigurimi ‘Arrest në burg’, ‘Arrest në shtëpi’ dhe ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’.
Ashtu siç raportuam dhe ditën e djeshme, falë hetimeve të shtrira në një periudhë kohore afro 4 vjeçare, 12 ish-zyrtarët e Kadastrës u implikuan në falsifikimin e dokumenteve me qëllim tjetërsimin e pronave dhe fitimin e parave.
Në bashkëpunim, punonjësit e Kadastrës së Durrësit emrat e të cilëve janë renditur si më poshtë u vërtetua se janë fajtorë në lidhje me çështjen pasi mundësuan dokumente të falsifikuara për rreth 53 mijë metra katrorë tokë, të cilat janë sekuetsruar.
Sakaq, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u vendos:
1. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin Ramazan Sheshi, i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Falsifikimit të dokumentave’ dhe të ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’;
2. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin Adrian Kona, i dyshuar për vepra penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;
3. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest me burg” për shtetasin Bledar Zerba, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;
4. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues “Arrest me burg” për shtetasin Rovin Zeqja, i dyshuar për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumentave’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’;
5. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin Shaqir Sheshi, i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;
6. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues ‘Arrest në shtëpi” për shtetasin Viktor Mataj, i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;
7. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin Arianit Mataj, i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimit’ dhe ‘Falsifikimit të dokumentave’;
8. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Arrest në shtëpi” për shtetasin Besnik Xhafa, i dyshuar për veprat penale ‘Mashtrimi’ dhe ‘Falsifikimi i dokumentave’;
9. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Fiqeret Xhafa, i biri, i dyshuar për veprat penale të ‘Mashtrimit’, ‘Falsifikimit të dokumentave’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarise kriminale’;
10. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues të “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Jonida Mergeja, e dyshuar për veprat penale të ‘Shpërdorimit te detyrës’;
11. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrengues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Leandro Dervishi, i dyshuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’; dhe
12. Caktimi i masës së sigurimit personal shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për shtetasin Artur Çobani, i dyshuar për veprën penale te ‘Shperdorimit te detyres’.
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u vendos gjithashtu sekuestro preventive ndaj pasurive të mëposhtme:
-Pasuria Nr. 276/1 Durrës me sip.27.550 m2;
-Pasuria Nr. 147/8 Durrës me sip.14228 m2;
-Pasuri Nr. 39/7 Durrës me sip.6000 m2;
-Pasuria Nr. 462/12 Durrës me sip.3800 m2;
-Pasuria Nr. 143/21 Durrës me sip.5500 m2;
-Pasuria Nr. 143/22 Durrës me sip.5500 m2;
-Pasuria Nr 276/91 Durrës me sip.500 m2;
-Pasuria Nr 276/84 Durrës me sip.7000 m2;
-Pasuria Nr 276/89 Durrës me sip.500 m2;
-Pasuria Nr 276/90 Durrës me sip.500 m2;
-Pasuria Nr 276/88 Durrës me sip.500 m2;
-Pasuria Nr 276/87 Durrës me sip.3000 m2; dhe
-Pasuria Nr 276/85 Durrës me sip.6000 m2.
Në lidhje me këtë procedim penal hetimet janë në vijim për zbulimin bashkëpunëtorëve të tjerë si dhe te rasteve të tjera objekt hetimi.


