Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bënë për psikiatri 17-vjeçaren dhe joshën efektivin që të mos i nxirrte zbuluar, ashpërsohen masat e sigurisë për vajzat në Fier

Shkruar nga Newsbomb
Bënë për psikiatri 17-vjeçaren dhe joshën efektivin
Vajzat që dhunuan 17-vjeçaren

Ditën e sotme mësohet se Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për vajzat e përfshira në dhunimin e 17-vjeçares.

Burime për mediat bëjnë me dije se pasi u zbulua se vajzat në fjalë kishin joshur efektivë policie në Fier, Gjykata ka ndryshuar masat e sigurisë të caktuara ndaj tyre.

Konkretisht thuhet se për 19-vjeçaren, e cila në krahun e saj ka tatuazh armë të tipit AK47 kallshnikov, e cila në pamjet virale nga momenti i dhunës shfaqet duke i shkulur flokët 17-vjeçares, u caktua “arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve rreth tyre.

Njëra prej 15-vjeçareve është lënë në “arrest shtëpie”. Ndërsa e treta e përfshirë në dhunimin e adoleshentes, bëhet me dije se vijon të marrë mjekimin e nevojshëm mjekësor, pasi rezultoi se kishte probleme të shëndetit mendor dhe kohë më parë ka dhunuar dhe mamanë e saj.

Siç kemi raportuar dhe mëngjesin e kësaj të premte, detaje të tjera kanë dalë në pah nga hetimet për ngjarjen e rëndë në Fier.

Sipas informacioneve të bëra publike nga gazetari Eraldo Harlica, hetimet kanë nxjerrë në pah dyshime se vajzat e përfshira nuk vepronin vetëm, por dyshohet se ishin pjesë e një skeme shantazhi.

Sipas tij, pas denoncimit të ngjarjes në polici, vajzat kanë kontaktuar një efektiv policie duke e ftuar në një hotel me pretendimin se dëshironin të diskutonin për situatën.

Pasi ai ka mbërritur në ambientet e hotelit, dyshohet se është filmuar dhe fotografuar, materiale që më pas janë përdorur për ta shantazhuar me qëllim përfitimin e parave.

Kryepolici Skënder Hita, bëri të ditur se në këtë çështje rezulton i përfshirë edhe një oficer policie, i cili fillimisht ishte pezulluar nga detyra dhe më pas u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit.

Sipas tij, efektivi kishte krijuar marrëdhënie të papërshtatshme me vajzat e përfshira në ngjarje, duke cenuar rëndë figurën e institucionit.

Për shkak të dhunës së përjetuar, 17-vjeçarja për afro një muaji ka marrë mjekime shëndetësore, pasi ngjarja i shkaktoi asaj trauma. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese