Zjarri në Durrës
Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të premteje në qendër të Durrësit, në afërsi të Kishës Katolike “Shën Lucia” dhe pranë Bashkisë së këtij qyteti.
Sipas raportimeve, flakët kanë përfshirë godinën e banimit ku qëndrojnë priftërinjtë e kësaj kishe.
Ndërkohë, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa policia ndodhet në terren dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Sondazh
Poll
