Qytetarë dhe aktivistë kanë dalë edhe këtë të premte në protestën e cila është në ditën e 41-të saj. Ata u mblodhën në orën 19:45 në sheshin “Skënderbej” dhe marshuan drejtë bulevardit “Dëshmorët e Kombit“ ku u ndalën më pas përpara godinës së Kryeministrisë.
Thirrjet kundër qeverisë si “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Edi Rama o tradhtar“, me “Shqipërinë mos bëj pazar”, “Edi Rama prite popullin se po vjen”, “Rama jep dorëheqjen”, Rama në Burg, Berisha në Burg” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, vijuan edhe ditën e sotme.
Qytetarët do të mbajnë fjalime ku kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë aktuale. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës.
Nesër me datë 11 korrik është paralajmëruar protestë shumë e madhe.
