Hapësire reklamuese

Aktualitet

Plazhet bosh në jug të Shqipërisë, por Blendi Fevziu nuk shqetësohet: SPAK po e shpëton turizmin shqiptar nga trafikantët

Shkruar nga Newsbomb
Plazhet bosh në jug të Shqipërisë, por Blendi Fevziu nuk
Foto ilustruese

Gazetari Blendi Fevziu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka deklaruar se veprimet e SPAK po ndikojnë pozitivisht në të ardhmen e turizmit shqiptar, duke e larguar atë nga varësia ndaj klientelës së lidhur me botën e krimit.

Fevziu ka bërë publike një bisedë me një zhvillues turizmi në Dhërmiun e Vjetër, i cili i ka thënë se sezoni po rezulton më i dobët se ai i vitit të kaluar, pasi disa nga klientët më të mirë, sipas tij, janë arrestuar ose janë trembur nga veprimet e SPAK-ut.

Megjithatë, gazetari i konsideron pozitive këto zhvillime. Sipas tij, në disa zona të jugut turizmi kishte nisur të orientohej drejt një klientele të përbërë nga persona të përfshirë në aktivitete kriminale, të cilët krijonin një klimë arrogance dhe deformonin modelin e zhvillimit të turizmit.

Ishte një shuplakë edhe për njerëzit e pasur që, në fund të fundit, i kanë fituar paratë përmes biznesit të ndershëm dhe duhet të përballeshin me një kategori që e hedh lekun pa iu dhimbsur fare”, thekson ai.

Fevziu shton se turizmi duhet të mbështetet te turistët e huaj, te shtresa e mesme e shoqërisë dhe te vizitorët që i kanë siguruar të ardhurat në mënyrë të ligjshme. Në përfundim, ai shprehet se veprimet e SPAK-ut po e drejtojnë turizmin shqiptar në rrugën e duhur.

Blendi Fevziu: "Na mori në qafë SPAK-u", më tha një zhvillues turizmi në Dhërmiun e Vjetër, kur po e pyesja për plazhet bosh dhe numrin shumë më të ulët të turistëve në raport me vitin e kaluar.
"Po pse SPAK-u?", e pyeta. "Sepse ka trembur dhe arrestuar disa nga trafikantët që ishin disa nga klientët më të mirë", m'u përgjigj ai.

Në fakt, i thashë se jo. SPAK-u, me ato veprime, po mbron turizmin shqiptar. Madje, po e shpëton turizmin në Shqipëri.

Pse? Sepse në disa zona të jugut, turizmi kishte filluar të projektohej pothuajse ekskluzivisht për një kategori shkelësish të ligjit, banditësh e trafikantësh droge, të cilët mund të ishin klientë bujarë dhe të shpenzonin miliona, por nga ana tjetër ishin një shuplakë arrogance për qytetarët normalë, që përpiqen të kalojnë pushimet me kursimet e tyre.

Ishte një shuplakë edhe për njerëzit e pasur, të cilët i kanë fituar paratë me biznes të ndershëm dhe duhet të përballeshin me një kategori që e hedh lekun pa iu dhimbsur fare. Nëse duam të zhvillojmë turizmin, gjëja e parë që duhet të bëjmë është ta orientojmë atë drejt klasës së mesme, sepse është ajo që e mban gjallë këtë sektor. Nëse orientohemi nga trafikantët që bëjnë arrogantin, ky nuk është turizëm.

Turizmi duhet të mbështetet te turistët e huaj, te shtresa e mesme dhe te njerëzit që i kanë fituar të ardhurat në mënyrë të ndershme. Ai nuk duhet të mbështetet te banditët, të cilët nuk e kanë vendin as në plazhet publike. E kam thënë edhe më parë se trafikantët nuk e kanë vendin në plazhe dhe se trafikantët shqiptarë bëjnë show në shumë prej plazheve tona.

Prandaj them se SPAK po e shpëton turizmin shqiptar dhe po e çon në rrugën që duhet të ndjekë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese