Hapësire reklamuese

Aktualitet

42 mijë materiale abuzimi të fëmijëve, Borjana Dine ngre ALARMIN: Distancohuni nga përmbajtjet e turpshme, të forcohet bashkëpunimi institucional

Shkruar nga Newsbomb
42 mijë materiale abuzimi të fëmijëve, Borjana Dine ngre
Menaxherja e iSIGURT.al, Borjana Dine

Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt, iSIGURT.al, disa ditë më parë raportoi se gjatë muajit Qershor 2026 ka identifikuar dhe hequr 42,624 materiale me përmbajtje abuzimi seksual të fëmijëve (CSAM).

Materialet u zbuluan pas një raportimi për një profil në Telegram, i cili shpërndante një adresë të vetme. Pas verifikimeve, u konstatua se faqja me domain .AL paraqitej si forum diskutimi, por në të vërtetë shpërndante foto dhe video me përmbajtje të dhunës dhe abuzimit seksual të fëmijëve.

Menaxherja e iSIGURT.al, Borjana Dine, në një deklaratë për newsbomb.al tha se bashkëpunimi institucional dhe kujdesi i prindërve janë dy shtylla kryesore për të luftuar fenomenin e abuzimit seksual të fëmijëve në internet.

Ajo theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të institucioneve përgjegjëse dhe të rritjes së bashkëpunimit mes të gjitha hallkave të përfshira, si iSIGURT.al, AKEP dhe kompanitë e hostimit.

Ajo u shpreh se një bashkëpunim më i gjerë është i domosdoshëm për të ardhur në ndihmë në raste të tilla dhe për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve. Dine nënvizoi gjithashtu se është thelbësore që prindërit dhe fëmijët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të distancohen nga materiale të dëmshme që qarkullojnë online.

Drejtori i CRCA Shqipëri, Altin Hazizaj, tha mw herwt se vendi ynë nuk është i mbrojtur nga ky kriminalitet dhe se duhen marrë masat më të forta   

Vetëm një adresë që shpërndan mbi 42 mijë materiale në një muaj është alarmante. Shqipëria nuk është e mbrojtur nga ky kriminalitet dhe duhen masa më të forta për monitorim, hetim dhe mbrojtjen e fëmijëve.” tha Hazizaj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese