Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Në protestë janë ‘Hamasi’ i Sali Berishës”, avokati Beqiri: Kjo ishte luftë kundër ekonomisë, kundër integrimit të Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
“Në protestë janë ‘Hamasi’ i Sali
Avokati Idajet Beqiri

Avokati Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin “3D” në RTSH, deklaroi se protesta ka humbur qëllimin e saj fillestar dhe është shndërruar në një veprim që dëmton interesat e vendit.

“Protesta është mjet demokratik dhe kushtetues dhe ditët e para kështu e kam konceptuar edhe unë. Më pas protestën e mori lumi dhe mori anën e anti-shqiptarizmit, pasi u futën shumë të tjerë, që nga greku, serbi, për të prishur imazhin e Shqipërisë dhe që të mos investohej. Ndërhyri edhe Irani,” tha Beqiri.

Sipas tij, ajo që po ndodh aktualisht nuk është më një protestë e zakonshme, por një sulm i drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë, procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për të shkatërruar bizneset.

Momentalisht ajo protestë ka marrë karakterin e një lufte kundër Shqipërisë. Jo një luftë me armë, por me rrjete sociale. Është luftë kundër ekonomisë, kundër integrimit të Shqipërisë dhe për të shkatërruar bizneset shqiptare. Sabotimi sot bëhet drejtpërdrejt. Gjetën edhe kohën, pikun e sezonit turistik, dhe biznesi e ka ndjerë këtë. Të gjithë ata që kanë mbetur në protestë janë ‘Hamasi’ i Sali Berishës,” tha avokati.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese