Hapësire reklamuese

Ekonomi

SHBA dhe Iran sërish në luftë, ç'do të ndodhë me ekonominë? Ekspertja: Vazhdimi i luftës do të thotë vazhdim i krizës

Shkruar nga Newsbomb
SHBA dhe Iran sërish në luftë, ç'do të

 

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, ekspertja Teuta Nunaj paralajmëroi se kriza aktuale mund të sjellë pasoja të gjata për ekonominë botërore, duke përfshirë një rritje të inflacionit që nuk shuhet lehtë. Ajo tha se tregjet botërore po përballen me një klimë të paqëndrueshme që lidhet drejtpërdrejt me zgjatjen e konfliktit.

Ajo tha se mund të ketë një inflacion të qëndrueshëm pas ekziston rreziku që rritja e çmimeve të mos jetë kalimtare, por të mbetet e lartë për një periudhë të gjatë.

Ajo çka ekonomia botërore po ndjen, është pjesa e pasigurisë në periudhë afatgjatë. Në periudhë afatshkurtër, dihet që efektet e luftës do ndiheshin edhe më tepër akoma në sezonin e verës. Vazhdimi i luftës do të thotë vazhdim i krizës. Kriza në këtë rast nuk do të thotë vetëm një periudhë afatshkurtër apo afatmesme, por ajo që është shfaqur në tregje, është pikërisht kriza për një luftë afatgjatë, pra gjithmonë në aspektin tregtar. Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më e gjatë është edhe kriza ekonomike, e cila shfaqet në tregjet botërore. Frika e dytë, nëse do përdornim termin frikë, është që kjo krizë të sjellë një rritje të inflacionit që qëndron gjatë”, u shpreh ajo.

Nunaj theksoi se pasojat e kësaj krize nuk kufizohen vetëm në një rajon të caktuar, siç ndodhi pas luftës Rusi-Ukrainë, por tashmë po prekin gjithë globin.

“Pra, ai stabiliteti i inflacionit që ndodhi pas luftës Rusi-Ukrainë po kthehet sërish, por tani nuk ka prekur vetëm një pjesë të globit, siç ishte rasti i Europës, por po prek në këtë rast të gjithë globin. Kjo është diferenca që e bën një krizë edhe më të madhe, edhe më globale”, shtoi ajo.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese