Djali i Presidentit të SHBA-së, Eric Trump, bashkëthemeloi vitin e kaluar kompaninë American Bitcoin Corp, e cila sot po përballet me humbje të mëdha.
Aksionet e kompanisë kanë rënë mbi 95% krahasuar me kulmin e tyre, duke zbritur nga 140 dollarë në më pak se 6 dollarë. Kjo ka sjellë humbje mbi 600 milionë dollarë për pjesën e aksioneve që zotëron Eric Trump.
Pas vendimit për t’u zhvendosur nga ndërtimi i qendrave të të dhënave drejt prodhimit të Bitcoin, kompania mbeti e rrezikuar ndaj rënies së tregut.
Ndërkohë, shumë kompani të tjera kanë kaluar në dhënien me qira të pajisjeve për inteligjencën artificiale, por American Bitcoin Corp ka qëndruar tek minierimi, duke u fundosur bashkë me tregun. Megjithatë, Eric Trump ka treguar optimizëm.
“I emocionuar të njoftoj se Bitcoin Amerikan kalon shifrën 8,000 BTC!”, shkroi ai në Twitter më 7 korrik.
Pavarësisht entuziazmit, kompania humbi mbi 100 milionë dollarë vetëm në tremujorin e parë të këtij viti. Ndërkohë, Presidenti Trump ka raportuar të ardhura mbi 1,4 miliardë dollarë nga sipërmarrjet e familjes në kriptovaluta gjatë vitit 2025.
