Hapësire reklamuese

Bota

Zelensky zbulon mesazhin e Kinës për Putinin: Mos përdor armë bërthamore në Ukrainë

Shkruar nga Newsbomb
Zelensky zbulon mesazhin e Kinës për Putinin: Mos përdor
Presidenti Volodymyr Zelensky

Kina e ka paralajmëruar Rusinë të mos përdorë armë bërthamore si përgjigje ndaj sulmeve ukrainase në territorin rus, deklaroi të enjten presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Mendoj se keni dëgjuar zëra të tillë në median ruse: ‘Po sikur t’u përgjigjemi sulmeve ukrainase me armë bërthamore?’ Dhe më duket se kjo ishte hera e parë që Kina... u përgjigj drejtpërdrejt në një formë ultimatumi se nuk mund të ketë asnjë mendim për përdorimin e armëve bërthamore”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas u shpreh se ishte informuar për ndërhyrjen e Pekinit nga udhëheqës evropianë gjatë samitit të NATO-s në Ankara, ku sipas tij, u diskutua edhe “roli i Kinës në përfundimin e luftës në Ukrainë”.

Zelensky shtoi se këtë çështje e kishte diskutuar edhe me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, por nuk pranoi të zbulonte detaje, duke theksuar se biseda ishte private.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese