5800 persona kanë rënë në prangat e Interpolit, dhe 300 milionë dollarë janë sekuestruar në kuadër të një operacioni global i shtrirë në fashën kohore janar-prill të këtij viti.
Informacioni është konfirmuar nga vetë Interpoli, dhe ky operacion me pjesëmarrjen e forcave policore nga 97 vende, kishte si objektiv kryesor goditjen e zhvatjes seksuale, mashtrimit me investime, vjedhjes së identitetit dhe përvetësimit të emaileve të biznesit, raporton Protothema.gr.
Janë identifikuar në total 142 000 viktima, të rëna pre e të arrestuarve të operacionit i cili mbart emrin “First Light 2026”.
"Është bërë një kërcënim i madh ndërkombëtar, duke prekur individë, biznese dhe qeveri", thekson Interpoli.
Një prej rasteve përmendet të jetë një imitim në kufijtë e reales të një stacioni policie braziliane me uniforma të rreme, Interpol shprehet: "duke u shtirur në video thirrje si anëtarë të policisë federale, mashtruesit i bindën objektivat e tyre se ishin viktima të krimit dhe i detyruan ata të transferonin fonde për t'i 'siguruar' ato, fonde që më pas u përvetësuan". Po ashtu përmenden raste të kamufkuara si kompani tregtare mallrash në Singapor apo pastrim parash dhe lojëra të paligjshme të fatit.
