Hapësire reklamuese

Bota

“Sjellje që nuk përputhen me vlerat tona”, pas Turqisë edhe Egjipti refuzon hyrjen e anijes turistike LGBTQ+, pasagjerët: Na duhen urgjentisht porte alternative

Shkruar nga Newsbomb
“Sjellje që nuk përputhen me vlerat tona”, pas
Anija e marre me qira nga anetare te komunitetit LGBTQ

Një anije turistike LGBTQ + është refuzuar të hyjë në Egjipt. Pas kësaj 2,000 pasagjerët e anijes Scarlet Lady, përfshirë këtu performuesen e Broadëay-t Patti LuPone, vendosën sot në mëngjes një shënim në dyert e kabinës ku informuan se anija po kërkonte urgjentisht porte alternative.

“Herët këtë mëngjes, na u njoftua se Scarlet Lady i është mohuar hyrja në ujërat egjiptiane dhe, si rezultat, nuk do të jemi më në gjendje të mbërrijmë në Aleksandri sot”, u tha pasagjerëve Rich Campbell, drejtori ekzekutiv i Atlantis Events, grupit turistik që mori me qira anijen Virgin Voyages.

Në fakt vizita në Egjipt ishte tashmë një ndryshim nga turi i planifikuar i organizuar me nxitim pasi anijes iu refuzua hyrja në Turqi, qeveria egjiptiane ende nuk ka dhënë asnjë arsye zyrtare për vendimin e marrë.

Ndërsa lundrimi 10 ditor i nga Athina në Venecia u bllokua nga Turqia, pasi autoritetet turke deklaruan se lundrimi ishte marrë me qira “nga grupe të njohura për sjellje që nuk përputhen me strukturën e shoqërisë sonë dhe vlerat tona morale”. Duke shtuar më the se mbërritja e anijes u anulua pasi: “ngjalli shqetësim të konsiderueshëm publik. Nuk ka absolutisht asnjë mundësi që grupi në fjalë të vizitojë provincën tonë për një ngjarje të kësaj natyre.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese