Hapësire reklamuese

Aktualitet

U vra nga burri pas debatit për celularin, ja kush është 55-vjeçarja që u qëllua për vdekje në portën e banesës së saj në Shkodër (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
U vra nga burri pas debatit për celularin, ja kush është
Ilustrim: Shtjefën Zici dhe Bardhe Ziçi dhe vendngjarja e krimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Bardhe Ziçit në Shkodër, e cila u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi.

Mediat kanë publikuar fotografinë e 55-vjeçares, e cila u vra me armë gjahu nga bashkëshorti i saj, i cili, sipas raportimeve, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese.

U vra nga burri pas debatit për celularin, ja kush është
Bardhe Ziçi

Mësohet se shkak i krimit të rëndë ka qenë xhelozia. Çifti ishin prindër të një djali dhe një vajze dhe punonin në marketin e tyre familjar, fare pranë vendit ku Bardhe Ziçi u qëllua për vdekje.

Pas një debati mes tyre, Shtjefën Ziçi i kishte kërkuar celularin bashkëshortes, por ajo kishte refuzuar t'ia jepte. Më pas, 62-vjeçari është futur në banesë, ka marrë armën e gjahut dhe e ka qëlluar për vdekje gruan në portën e shtëpisë.

Po ashtu, mësohet se Bardhe Ziçi do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme, në orën 12:00.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese