Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shtetasi nën masën “arrest në shtëpi” largohet jashtë Shqipërisë, AMP arreston efektivin e Policisë së Dibrës

Shkruar nga Newsbomb
Shtetasi nën masën “arrest në shtëpi” largohet
Foto ilustruese

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një efektiv policie në Dibër, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit të një personi i cili ishte nën masës e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ishte në proces ekstradimi drejt Gjermanisë.

Në pranga ka rënë shtetasi M.G., 32 vjeç, Specialist për Hetimin në Komisariatin e Policisë në Dibër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se punonjësi i policisë nuk ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe procedurale të nevojshme lidhur me largimin e shtetasit Amir Muaremi, nga banesa ku ishte në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese