Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

E akuzuan se proteston për Sali Berishën, reagon aktori i “Al Pazar”-it: Unë protestoj me lekët e mia, dal se ndihem fajtor

Shkruar nga Newsbomb
E akuzuan se proteston për Sali Berishën, reagon aktori i “Al
Aktori i humorit Dritan Brahimi

Aktori i humorit Dritan Brahimi ka thyer heshtjen për pretendimet se ai i bashkohet protestës në Tiranë për interesa politikë, duke dalë krah demokratëve.

Përmes një video-mesazhi të ndarë pasditen e sotme, aktori i indinjuar për akuzat e ngritura ndaj tij, thekson se i është bashkuar protestës qytetare në Tiranë për të ngritur zërin për ndryshim të klasës politike, të cilës i dha votën në 2013. Ndërsa sot pas 13 vitesh ndihet i penduar.

“E kur të më shihni aty në  protestë shkoj me lekët e mia. 10 herë kam shkuar se nuk kam pasur mundësi. Në protestë dalin heronjtë e këtij vendi, ju që jetoni aty ,mbajeni. Mos e shuani protestën. lërini përallat në rrjet.

Kush mendon se unë aty kam dalë për Partinë Demokratike, unë dal o vëlla se ndihem fajtor që i dhashë votën në 2013, m’u thaftë dora” shprehet Tan Brahimi.

Sakaq, sot pritet të realizohet protesta e 41-të para Kryeministrisë ku qytetarët ashtu si prej më shumë se një muaj, do të bëhen bashkë duke kundërshtuar investimet amerikane në Zvërnec dhe ndryshim të klasës politike.

Reagimi i Tan Brahimit:

Për të gjithë njerëzit që më njohin nga televizori ose rrjetet sociale, dua të sqaroj diçka sepse kam parë disa komente në Facebook, m’u prish rehatia.

Po ju tregoj se kush jam për të gjitha komentet ndaj meje. Unë kam pasur djalin dy javë në spital në Tiranë, ditën e fundit që kisha për të dalë nga spitali, mora shita unazën e martesës së nuk kisha lekë. Në spital nuk më mori njeri lekë mua, po gjëra, për të ngrën ëpër të pirë, për të shkuar e për të ardhur, nuk kisha lekë të fshehura.

Të nesërmen dola në punë, kam punuar te “Al Pazari” e kam pasur rrogën në atë kohë 1 milion e 200 mijë lekë në 2020 me Agron Llakajn. Ma ka dhënë dorë ai mua, vetëm se më foli me ton të ashpër,  mora cigaret dhe u nisa direkt për SHkodër. Kisha dy fëmijë, po prisja të tretin. Ishte trup t’i thoja njeriu që pres fëmijën e tretë e nuk kam lekë.

Zoti ta sjell mbarë. Kam kaluar një periudhë shumë të vështirë. Pas 3 muajsh, u hap Tiktoku e nuk më ka treguar njeri se si fitohen lekët. kanë dalë njerëzit me radhë “Futu në TikTok” se fiton lekë. Unë për 3 muaj kam fituar sa kam fituar për 10 vite në televizion.

E kur të më shihni aty në  protestë shkoj me lekët e mia. 10 herë kam shkuar se nuk kam pasur mundësi. Në protestë dalin heronjt e këtij vendi, ju që jetoni aty ,mbajeni. Mos e shuani protestën. lërini përallat në rrjet.

Kush mendon se unë aty kam dalë për Partinë Demokratike, unë dal o vëlla se ndihem fajtor që i dhashë votën në 2013, m’u thaftë dora.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese