Hapësire reklamuese

Sporti

"Humbje e paimagjinueshme!" Atletja 15-vjeçare vdes pas aksidentit tragjik në Greqi, klubi PAOK reagon zemërthyer

Shkruar nga Newsbomb
"Humbje e paimagjinueshme!" Atletja 15-vjeçare vdes pas
Atletja Anna-Maria Pantazoni

Përplasja e motorit të babait me një kamion mbeturinash me të cilin udhëtonin atletja 15-vjeçare e PAOK-ut së bashku me të atin, i ka marrë jetën sportistes Anna-Maria Pantazoni.

Lajmi i trishtë është konfirmuar nga klubi i PAOK, ku përmes një postimi të ndarë në rrjet, kanë ndarë reagimin zemërthyer për humbjen e anëtares së tyre.

"A.S. PAOK, Bordi i Drejtorëve dhe Komiteti i Menaxhimit të Futbollit të Femrave shprehin trishtimin dhe dhimbjen e tyre më të thellë për humbjen e padrejtë dhe të paimagjinueshme të atletes sonë 15-vjeçare, Anna-Maria Pantazoni” shkruhet në postimin e bërë në Facebook-un e PAOK.

Mediat vendase shkruajnë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të premte, kur motori me të cilin lëviznin atletja 15-vjeçare dhe babai i saj, u përplas fort me një kamion mbeturinash, çka rezultoi fatal për sportisten.

Lajmi për humbjen e saj të parakohshme ka lënë pas një plagë të pashërueshme. Ndërsa në kujtim të Anna Marisë është vendosur:

- Anulimi i ndeshjes miqësore të planifikuar të ekipit tonë në Bullgari kundër Ludogorets nesër.

 -Përdorimi i shiritave të zinj në krahë nga atletet e ekipit tonë në të gjitha ndeshjet e ardhshme, në shenjë zie dhe nderimi në kujtim të saj.

- Vendosja e një kurore në emër të A.S. PAOK në kujtim të atletes sonë.

- Prania e të gjithë ekipit të futbollit të femrave në procesionin mortor.

Pritet të dalin detaje të reja në vijim në lidhje me zhvillimin e ceremonisë mortore.

Postimi i faqes së PAOK: 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese