Hapësire reklamuese

Politikë

"Marketing global për Shqipërinë", Edi Rama u përgjigjet kritikëve: Është gjynah që rrimë e flasim për 4 miliardë lekë për një natë, se ato do kthehen shumë më shumë (REAGIMI)

Shkruar nga Newsbomb
"Marketing global për Shqipërinë", Edi Rama u
Kryeministri Edi Rama - Eagle Stadium ne Kashar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për aktin normativ që lëshoi qeveria për blerjen e biletave për koncertin e reperit amerikan Kanye West, që do të mbahet sot në Tiranë. Bëhet fjalë për 4 miliardë lekë të vjetra.

Ai thotë se është e kotë që biseda të fokusohet te kjo shumë, e papërfillshme sipas tij, në krahasim me atë që ajo do të sjellë më pas, duke ju referuar të ardhurave nga qëndrimi i mijëra turistëve në Shqipëri, para, gjatë dhe pas koncertit.

"Disa vazhdojnë të flasin për 4 milionë euro shpenzim për një natë,  ndërkohë që vetëm kush nuk do s’e kupton që ato 4 milionë janë një investim, i cili do të rikthehet nga mijëra vizitorët që në 48 orët e fundit janë shtuar në hotelet, apartamentet, restorantet, baret, dyqanet, taksitë.

Më shumë se sa 4 milionë do të jenë ato që do të rikthehen edhe në vetë arkën e shtetit, nga rritja e konsumit dhe është vërtetë gjynah që rrimë bëjmë këtë bisedë, në një ditë të shënuar kulturore si kjo për Shqipërinë", shkruan kryeministri.

Sipas Edi Ramës, një koncert i kësaj përmase dhe i këtij artisti, nuk është thjesht një ngjarje artistike, por marketing global për Shqipërinë, një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër po të blihej me fushata tradicionale.

"Dhe kjo nuk është një shpikje shqiptare. Është mënyra se si veprojnë vendet më të zhvilluara të Europës. Kush kujton se kultura është luks duhet ta rishikojë këtë opinion të gabuar. “S’kemi bukë, s’na duhet kultura”? Gabim, kultura nuk është vetëm ushqim shpirtëror, po edhe ekonomi, turizëm, zhvillim. Bukë", shkruan ai.

Lexoni më poshtë reagimin e plotë të kryeministrit Edi Rama:

GATI STADIUMI I KONCERTIT që do të fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të amatorëve të muzikës, të cilët falë ngjarjes muzikore të mbrëmjes së sotme do të bëjnë atë që bëjnë kudo shkon Kanye West: Do të vijnë të vizitojnë Shqipërinë.

Disa vazhdojnë të flasin për 4 milionë euro shpenzim për një natë,  ndërkohë që vetëm kush nuk do s’e kupton që ato 4 milionë janë një investim, i cili do të rikthehet nga mijëra vizitorët që në 48 orët e fundit janë shtuar në hotelet, apartamentet, restorantet, baret, dyqanet, taksitë. Më shumë se sa 4 milionë do të jenë ato që do të rikthehen edhe në vetë arkën e shtetit, nga rritja e konsumit dhe është vërtetë gjynah që rrimë bëjmë këtë bisedë, në një ditë të shënuar kulturore si kjo për Shqipërinë.

Një koncert i kësaj përmase dhe i këtij artisti, nuk është thjesht një ngjarje artistike. Është marketing global për Shqipërinë, një reklamë që do të kushtonte shumë më tepër po të blihej me fushata tradicionale. Dhe kjo nuk është një shpikje shqiptare. Është mënyra se si veprojnë vendet më të zhvilluara të Europës. Kush kujton se kultura është luks duhet ta rishikojë këtë opinion të gabuar.

“S’kemi bukë, s’na duhet kultura”? Gabim, kultura nuk është vetëm ushqim shpirtëror, po edhe ekonomi, turizëm, zhvillim. Bukë!

Prandaj ta paraqesësh një investim të tillë si para të hedhura në erë është të mos kuptosh se si krijohet vlerë monetare nga ngjarjet kulturore e sportive, ndërkohë që e kundërta, anullimi i koncertit, do të ishte turpërim i Shqipërisë dhe dëm i madh në imazhin e mezingritur të vendit tonë.

Shqipëria nuk fiton duke u fshehur nga bota. Shqipëria fiton duke e sjellë botën në shtëpinë e saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese