Gazetari Mentor Kikia ka komentuar protestat kombëtare, të cilat ditën e sotme kanë hyrë në ditën e 41-të të tyre.
Kikia tha se kryeministri Edi Rama e ka marrë mesazhin e protestës dhe se mund të bëjë gjithçka për të përfituar nga kjo situatë.
Po ashtu, gazetari u shpreh se kryeministri shpresonte që protesta të degjeneronte në akte dhune, në mënyrë që ta kishte më të lehtë për ta përballuar politikisht.
Kikia: Në mënyrë absolute, Rama e ka lexuar. Rama vetëm budalla politik nuk është. Ai është gati të bëjë çdo gjë vetëm për të përfituar dhe për të dalë nga një situatë, por jo se nuk di të lexojë mesazhet që hidhen në rrugë.
Kjo situatë e ka futur vendin aktualisht në një luftë politike, e cila nuk është zhvilluar asnjëherë në këtë vend. Është një luftë virtuale.
Rama shpresonte që protesta të përfundonte te molotovi, sepse e kishte shumë të lehtë për ta mundur këtë realitet të ri politik, pasi protesta është një realitet i ri politik.
Ai tentoi dy herë, e manipuloi turmën edhe pse në përmasa të vogla, e futi në një rrugë dhune, por ata që kujdesen për protestën e tërhoqën dhe e kaluan situatën në paqe
