Hapësire reklamuese

Politikë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite raportet e institucioneve të pavarura

Shkruar nga Newsbomb
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite raportet e
Kuvendi

Kuvendi pritet të mblidhet këtë të hënë, në orën 10:00 për të zhvilluar seancën e radhës plenare.

Në rendin e ditës janë parashikuar shqyrtimi i një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025, si edhe diskutime për çështje të ngritura nga zgjedhësit.

Pas miratimit të procesverbaleve të seancave të mëparshme dhe njoftimeve, deputetët do të shqyrtojnë projektrezolutat që lidhen me raportet vjetore të institucioneve të pavarura.

Në rendin e ditës përfshihen raportet vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI), Bankës së Shqipërisë, Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Institutit të Statistikave (INSTAT), Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Entit Rregullator të Energjisë (ERE) dhe Entit Rregullator të Ujit (ERRU).

Ndërsa në përfundim të seancës janë parashikuar diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit, ku deputetët pritet të trajtojnë problematikat e ngritura nga qytetarët në zonat e tyre.

Rendi i Ditës:

1.Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 30.6.2026 dhe 2.7.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit)

3. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025”.

4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2025”.

5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë për vitin 2025”.

6. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2025”.

7. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Institutit të Statistikave për vitin 2025”.

8. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2025”.

9. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radiotelevizionit Shqiptar për vitin 2025”.

10. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2025”.

11.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2025”.

12.Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2025”.

13.Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese