Hapësire reklamuese

Politikë

E “vlerëson” me 5 yje dhe i dhuron librin “The Albanian Files”! Rama pret në Kryeministri Kanye West (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
E “vlerëson” me 5 yje dhe i dhuron librin “The Albanian
Rama dhe Kanye West

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin e njohur Kanye West, i cili do të performoj në një koncert sonte në Tiranë. Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, Rama ka ndarë pamje nga takimi me të, teksa i pranishëm ka qenë edhe ministri i Turizmit Blendi Gonxhja.

Rama i ka treguar reperit ambientet e Kryeministrisë dhe pikturat që ndodhen atje. Nga pamjet vërehet se Rama i ka dhuruar këngëtarit librin shumë të përfolur kohët e fundit “The Albanian Files”, libër ky i cili përmban nga një kapitull për secilën nga 60 studiot ndërkombëtare të arkitekturës që po punojnë në Shqipëri.

Krahas videos Rama ka vendosur edhe 5 yje, duke ironizuar kështu “reviews” që u janë bërë disa bizneseve së fundi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese