Foto nga vendi i ngjarjes
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë pasdite në aksin rrugor Elbasan-Peqin, më konkretisht në fshatin Karinë. Prej ku mësohet të jenë 5 të plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën dhe janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Në aksident mësohet të jetë përfshirë dy automjete. Rrethanat që kanë shkaktuar aksidentin ende nuk janë bërë të ditura.
Teksa në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për menaxhimin e situatës, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Sondazh
Poll
