Hapësire reklamuese

Aktualitet

E RËNDË në Kolonjë, 36 vjeçari ndërron jetë duke punuar, e zuri një trup druri poshtë

Shkruar nga Newsbomb
E RËNDË në Kolonjë, 36 vjeçari ndërron jetë
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën  e sotme në Kolonjë, pasi ka ndërruar jetë tragjikisht një 36 vjeçar, teksa ishte duke punuar.

I riu mësohet të ketë ndërruar jetë teksa po ngarkonte trupa druri në një subjekt privat, ai ishte banues në Pogradec dhe punonte në këtë subjekt privat të licencuar për prodhimin e drurit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima ka qenë ditën e sotme duke ngarkuar trupa druri në zonën e fshatit Kurtesh të Kolonjës, kur një trup druri është shkëputur duke e zënë poshtë.

36 vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjares, teksa mësohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese