Hapësire reklamuese

Aktualitet

Policia dhe bluzat e bardha i shpëtojnë jetën të moshuarit, ishte me bagëtitë në mal kur u rrëzua rrëzë Kalasë së Lezhës, niset drejt Traumës (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Policia dhe bluzat e bardha i shpëtojnë jetën të moshuarit,
Momenti kur Policia dhe bluzat e bardha i vijnë në ndihmë të moshuarit në Lezhë

Falë ndërhyrjes së menjëhershme Policore dhe bluzave të bardha, është shmangur tragjedia që mund të ndodhte për një familje në Lezhë.

Sapo kanë marrë njoftimin se një i moshuar i cili po ruante bagëtitë e tij rrëzë Kalasë së Lezhës, ishte rrëzuar, blutë e qytetit dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Me të mbërritur në kalanë e qytetit, Policia dhe bluzat e bardha kanë mundësuar transportimin e menjëhershëm të 71-vjeçarit drejt spitalit të qytetit.

Për shkak të lëndimeve të marra dhe nevojës për mjekim më të specializuar bëhet me dije se i moshuari është transportuar për në Spitalin e Traumës.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës i shkuan në ndihmë një të moshuari të dëmtuar në zonë malore.

Pas marrjes së njoftimit se një i moshuar ishte dëmtuar në një zonë malore, mbi Kalanë e Lezhës, shërbimet e Policisë së Lezhës, në bashkëpunim me ekipin e urgjencës mjekësore të Spitalit Rajonal të Lezhës, kanë reaguar menjëherë.

Shtetasi, i cili ishte duke ruajtur bagëtitë në mal, dyshohet se ishte rrëzuar dhe kishte pësuar dëmtime, duke e pasur të pamundur lëvizjen.

Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet e Policisë dhe ekipi i urgjencës mjekësore i Spitalit Rajonal të Lezhës bënë të mundur transportimin e tij në Spitalin Rajonal të Lezhës, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Më pas, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe nevojës për trajtim më të specializuar, 71-vjeçari u transportua në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Policia e Lezhës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe i fton ata që, për çdo problematikë apo situatë emergjente, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese