Ditën e nesërme më 12 korrik, dhjetëra qytetarë pritet të bëhen bashkë për të bërë homazhe në nder të 19-vjeçarit shqiptar Gent Maksutaj, i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e 5 korrikut në Uppsala të Suedisë.
Përmes një njoftimi të ndarë në rrjet, bëhet thirrje që qytetarët shqiptarë të bëhen bashkë në Uppsala te stacioni i trenit për të ndezur një qiri në nder të 19-vjeçarit shqiptar i cili dyshohet të jetë vrarë padrejtësisht.
Sipas hetimeve të kryera, mediat vendase kanë shkruar se vrasja e Gentit ishte një ekzekutim i pastër, duke ngritur dyshimet që ai të ketë qenë shënjestër atentati. Mirëpo nga ana tjetër, të afërmit e Gentit janë shprehur se djali i tyre nuk ishte problematik dhe nuk përfshihej në zënka.
Megjithatë, vrasja e Gentit deri në këto momente që flasim, vijon të mbetet mister.
Ditën e diel bëhet një javë që adoleshenti shqiptar u qëllua për vdekje gjatë orës 21 të mbrëmjes së 5 korrikut, ndaj në rrjet është shpërndarë një njoftim përmes së cilit bëhet thirrje që të ndizen qirinj në vendin ku Genti dha frymën e fundit.
Njoftimi i shpërndarë masivisht në rrjet:

