Hapësire reklamuese

Aktualitet

6 shoferë të dehur dhe 8 pa patentë fare, Rrugorja e Fierit monitorim intensiv me pajisje inteligjente: Vendosen rreth 2.000 gjoba për shpejtësi e parakalime të gabuara

Shkruar nga Newsbomb
6 shoferë të dehur dhe 8 pa patentë fare, Rrugorja e Fierit
Pamje nga shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier, kanë kryer gjatë kësaj jave monitorim intensiv me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe në pikat hyrëse-dalëse të qarkut, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Për shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor, janë proceduar penalisht 14 shtetas. Prej tyre, 6 janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, ndërsa 8 drejtues të tjerë mjetesh janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Në kuadër të kontrolleve parandaluese, të organizuara me grupe kontrolli në rrugët urbane dhe lokale, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej:

- 1 447 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë në rrugët interurbane dhe në autostradën A2;

- 63 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;

- 22 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

- 72 masa administrative për parakalim të gabuar;

- 19 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit;

- 342 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim aksidentesh.

Gjithashtu, referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se janë sekuestruar edhe 4 motomjete që qarkullonin pa dokumentacionin dhe targat përkatëse.

Policia Rrugore Fier apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor, si një kontribut i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të përdoruesve të rrugës, si dhe garantimin e një qarkullimi të sigurt, të lirë dhe pa pengesa.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese