Hapësire reklamuese

Aktualitet

Xhaxhai e gjeti me plumba në trup e të pajetë në tokë, 20-vjeçari Pavlin Preka kishte tatuazh emrin e vajzës së autorit, Prokuroria zgjat hetimet

Shkruar nga Newsbomb
Xhaxhai e gjeti me plumba në trup e të pajetë në tokë,
Foto ilustrim: Pavlin Preka dhe vendi ku u vra

Prokuroria e Shkodrës ka vendosur të zgjasë hetimet me afro 3 muaj të tjerë për vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka, ngjarje e ndodhur më 27 shkurt 2025.

Burime për mediat bëjnë me dije se prokurorët kanë argumentuar se ka akoma veprime të tjera hetimor për të bërë në lidhje me zbardhjen e plotë të vrasjes që tronditi fshatin Guci e Re.

Ashtu siç kemi raportuar dhe më parë, në lidhje me ngjarjen e rëndë Policia e Shtetit ka vënë në pranga shtetasit Klaudio Lisaj dhe Vasel Koçeku, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Ndërsa nën hetim për vrasjen e të riut është dhe Aleksandër Koceku.

Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së të riut janë në vijim, mësohet se 20-vjeçari ka tentuar të krijojë lidhje intime me vajzën e Vasel Koçekut, emrin e të cilës mësohet se e ka pasur tatuazh në pjesën e qafës.

“Duke analizuar provat e mbledhura deri më tani rezulton se shtetasi Vasel Koçeku, Aleksandër Koçeku dhe Klaudio Lisaj në bashkëpunim mes tyre kanë përgatitur planin dhe kanë realizuar vrasjen e viktimës Pavlin Preka për shkak të qëllimeve dhe veprimeve të tij për “grabitjen” e vajzës së shtetasit Vasel Koçeku për t’u fejuar, pa pëlqimin e vajzës, emrin e së cilës e ka tatuazh edhe në qafë.

Sipas informacioneve të administruara dyshohet se shtetasi Klaudio Lisaj ka qenë lidhje shoqërore me viktimën, ka dijeni për ngjarjen, si dhe është lidhje familjare e shtetasit Vasel Koceku, pasi bashkëshortja e këtij të fundit është halla e Lisajt”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë.

Sipas të dhënave të grumbulluara deri më tani bëhet me dije se autorët e vrasjes janë Vasel Koceku, babai i vajzës që donte viktima. Ndërsa Aleksandër Koçeku, i cili mësohet të jetë kushëriri i Vasel Koçekut, dyshohet të ketë marrë pjesë në ngjarje.

“Në vijimësi janë kryer edhe një sërë veprimesh të tjera, të cilat nuk janë arritur të kryhen brenda afatit 3-mujor. Gjithashtu nuk është bërë e mundur të administrohen të gjitha aktet e ekspertimeve të tjera, pyetja e të gjithë dëshmitarëve dhe personave të dyshuar dhe, pas kryerjes së këtyre veprimeve hetimore, harmonizuar me provat e grumbulluara dhe ato që do të diktohen në vijimësi, do të bëhet përfundimi i hetimeve paraprake”, thuhet në dokument.

Për rrjedhojë bëhet me dije se, Prokuroria ka firmosur zgjatjen e afateve të hetimit nga 15 korriku deri më 15 shtator 2026.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e 27 shkurtit të këtij viti.

Ishte xhaxhai i 20-vjeçarit, Nikollë Preka, personi i cili e gjeti nipin e tij të vrarë. I riu jetonte i vetëm në shtëpi ndërsa ushqehej tek familja e xhaxhait që e kishte shumë afër. Pasi e kishin telefonuar disa herë për të ngrënë drekën, ai nuk i ishte përgjigjur dhe si rrjedhojë xhaxhai i tij kishte shkuar tek banesa duke menduar se mos ishte në gjumë.

Por, në atë moment e gjeti 20-vjeçarin të shtrirë në oborrin e banesës të “bërë shoshë” nga plumbat. Menjëherë ai telefonoi policinë, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes dhe filluan hetimet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese