Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Krah njerëzve të zemrës, Greta Kazazi feston një tjetër vit, ja sa vjeçe mbush ish-banorja e “BBVA5” (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Krah njerëzve të zemrës, Greta Kazazi feston një tjetër
Greta Kazazi

Ish-banorja e “BBVA5” njëherazi dhe modelja Greta Kazazi ka festuar 24-vjetorin e saj të lindjes krah familjarëve, miqve dhe njerëzve të zemrës.

Dedikime të shumta kanë gumëzhirë në rrjet për modelen, e cila krah dashurisë së jetës DJ Onnos, kunatës Selin Bollatit, familjarëve dhe miqve që krijoi gjatë rrugëtimit të saj në “BBVA5”, festoi në orët e para të 11 korrikut ditëlindjen e saj të 24-të.

Të pranishëm në festë janë parë edhe figura të njohura të showbizit shqiptar, në mesin e tyre ish-banorë të formatit televiziv nga edicioni i katërt dhe i pestë i “Big Brother Vip Albania”.

Duke nisur nga Shkëlzen Oruçi që ishte pjesë e “BBVA4”, e duke vijuar më tutje me pjesëmarrësit e “BBVA5” ku vëmendje të madhe kanë marrë Keijsi Hyseni, Xhodi Skura, Shëndrit Lumi dhe fituesja e edicionit të pestë të reality show-t të përmendur, Selin Bollati.  

Greta e veshur si një princeshë me një fustan në ngjyrë rozë duket ta ketë shijuar në maksimum mbrëmjen e saj, pasi është parë duke kërcyer me secilin prej të pranishmëve. Por kërcimi i saj më i veçantë ishte me djalin që i ka vjedhur zemrën, vëllain e Selin Bollatit, i njohur ndryshe si Dj Onno.

Vëmendje të madhe nga festa e djeshme ka rrëmbyer dhe vallëzimi mes Selin Bollatit dhe babait të saj, e cila ka bërë bujë në rrjet.

Newsbomb.al i uron Gretës qindra vite jetë sa më të lumtura dhe me fat, me njerëzit e saj të zemrës. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese