I njohur për bizneset e tij që kanë prekur sukses në mbarë Shqipërinë, biznesmeni shqiptar Altin Prenga ka marrë së fundmi një nismë të re, duke u dhënë mundësi të madhe fëmijëve të fshatit Fishtë të Lezhës për të përjetuar një sezon veror të veçantë.
Përmes një postimi të ndarë në rrjetet e tij, biznesmeni Altin Prenga bën me dije se pas një jave bashkëpunimi me fëmijët, është arritur sot hapja e marketit “Kids Farmer” ku vogëlushët do të merren me tregtimin e fruta-perimeve.
Ditën e sotme fëmijët kanë nxjerrë në shitje: kungulleshka, speca jeshile, qepë, patëllxhana, domate të vogla të quajtura ndryshe pomadorini, nektarina etj.
“Këtu do të kalojnë verën fëmijët e fshatit” shprehet Altin Prenga në videon e publikuar.
Ndërsa fëmijët shikohen plot entuziasëm, pasi kanë përpara dhe një muaj e gjysmë për të përjetuar një eksperiencë kaq të veçantë.
Postimi i biznesmenit Altin Prenga:
