Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Little Albania” i shtohet hartës së New York-ut, italianët “bëhen xhelozë”: Duhet të ishim edhe ne, kemi kontribut të pamohueshëm

Shkruar nga Newsbomb
“Little Albania” i shtohet hartës së New York-ut,
Komuniteti shqiptar ne New York

“Little Albania”, është përfshirë në hartën zyrtare të enklavave të emigrantëce në New York, e publikuar kjo nga Bashkia e qytetit, duke u renditur kështu mes lagjeve që përfaqësojnë komunitetet etnike që kanë lënë gjurmë në historinë dhe identitetin kulturor të metropolit amerikan.

Harta identifikon 30 zona në pesë bashkitë e New York-ut, të njohura për përqendrimin historik të komuniteteve emigrante. Mes tyre është edhe “Little Albania”, e vendosur në Bronx, ku prej dekadash jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj një nga komunitetet më të mëdha shqiptare në qytet, shkruan New York Post.

Por publikimi i kësaj harte ka nxitur reagime të shumta nga komuniteti italian, pasi mungon “Little Italy”, një nga lagjet më ikonike të emigracionit italian në Shtetet e Bashkuara dhe një simbol i rëndësishëm i trashëgimisë historike e kulturore të New York-ut. Përfaqësues të komunitetit italian por edhe politikanë lokalë e kanë cilësuar këtë përjashtim si një gabim të rëndë, duke theksuar se kontributi i tyre është i pamohueshëm.

“Little Albania” i shtohet hartës së New York-ut,
Harta e New York

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese