Të mërkurën e ardhshme, më 15 korrik në orën 18:00 Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Sipas rendit të ditës mësohet se fokusi i kësaj mbledhjeje do të jetë zgjedhja e ekipit që do t’i vijë në ndihmë liderit demokrat Sali Berisha për drejtimin e partisë. Më konkretisht bëhet me dije se Këshilli Kombëtar do të votojë për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të PD-së, Sekretariatit të Partisë Demokratike, si dhe Komisionit të Apelimit.
Po ashtu, në rend dite janë përfshirë dhe pika “Të tjera”, ku mund të diskutohen çështje që lidhen me organizimin dhe funksionimin e partisë.
Njoftimi i PD:
Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar!
Së pari, ju falenderoj dhe njëherë bashkarisht për mbështetjen dhe ju shpreh mirënjohjen, respektin dhe përkushtimin tim absolut për punën tonë të përbashkët, që uroj të na shkojë sa më mbarë.
Së dyti, ju njoftoj që ditën e mërkurë, më datë 15 Korrik, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, me rend dite:
1-Zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë Kryetarin në drejtimin e Partisë; konkretisht:
a-)Sekretarit të Përgjithshëm;
b-)Nënkryetarëve të PD-së;
c-)Sekretariatit të PD-së
d-)Komisionit të Apelimit të PD-së.
2-Të tjera.
Ju falemnderit!
