Për 3 ditë bëhet plot një muaj nga tragjedia e ndodhur në zonën e Freskut ku efektivi i i Rrugores në Tiranë kreu vetëvrasje, Indrit Sinani, duke lënë pas një plagë të pashërueshme për të gjithë, sidomos për familjarët e tij.
Përmes postimeve rrëqethëse të ndara në rrjet, motra e tij e kujton me mall e dhimbje, efektivin që mori aktin ekstrem.
“Humbja jote më theu zemrën, por unë nuk do ndaloj së dashuri ty. Ti do të jesh gjithmonë vëllai im, bekimi im më i madh dhe ajo pjesa që do të më mungojë përgjithmonë” shkruan motra e Indritit në foton e ndarë në rrjet, ku ata shfaqen të buzëqeshur krah njëri-tjetrit, raporton newsbomb.al.
Pak ditë më parë, motra e efektivit të ndjerë, newsbomb.al shkruan se ajo e ka kujtuar atë përmes një videoje prekëse, në të cilën shfaqen foto nga më të ndryshme të tij, përfshirë këtu dhe momentet më të bukura që ai jetoi.
“Në qiell është gjysma e jetës sime sepse është ai person që nuk duhet të ishte atje lart. Nuk duhet të kishte ikur kaq shpejtë. Por për një gjë jam krenar sepse qielli është shumë me fat që e ka atë person aty lart. Ai ishte gjithçka për mua, forca ime” dëgjohet në sfondin e videos së publikuar.
Vetëvrasja e efektivit të Rrugores në Tiranë la pas një plagë të pashërueshme për miq, kolegë, të afërm e familjarët e tij, kryesisht për motrën dhe gruan e vajzën e tij të mitur që ai la pas.
Teksa për pak ditë bëhet plot 1 muaj nga tragjedia, që mbrëmjen e 13 qershorit tronditi Freskun, motra e Indritit e kujton atë si personin më të shtrenjtë të jetës së saj, që ndonëse ai nuk jeton më fizikisht, do të jetojë përgjithmonë në zemrën e saj.

