Hapësire reklamuese

Aktualitet

Grabiti një makinë dhe disa banesa, si ra në prangat e policisë greke shqiptari që kishte hyrë ilegalisht 5 vite më parë

Shkruar nga Newsbomb
Grabiti një makinë dhe disa banesa, si ra në prangat e
Foto ilustruese

Një shtetas 44 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se ishte autor i disa grabitjeve në zonën e Evias veriore dhe Ftiotidës, në greqi.

Sipas mediave greke të enjten, më 9 korrik, 44-vjeçari dyshohet se vodhi një makinë që ishte parkuar në oborrin e një banese në Edipsos dhe më pas e çoi automjetin drejt Fthiotidës. Të nesërmen ai shkoi në Nea Anchialos, ku hyri me forcë në shtëpinë e një mësuesi dhe vodhi bizhuteri, ora, një laptop, një tablet dhe sende të tjera me vlerë.

Ka qenë pronarja e tabletit ajo e cila ka njotuar autoritetet pasi arriti ta gjente pajisjen duke përdorur një aplikacion gjeolokacioni.

Policia kur mbërriti në vendngjarje gjeti tabletën dhe sende të tjera të vjedhura brenda makinës së 44-vjeçarit. Në të njëjtën kohë, hetimi zbuloi se edhe automjeti me të cilin ai udhëtonte ishte raportuar i vjedhur.

Policia vazhdoi arrestimin e tij, ndërsa kontrolli i informacionit të tij zbuloi se ai kishte hyrë ilegalisht në Greqi në vitin 2021 dhe kishte qëndruar në vend që atëherë pa siguruar një leje qëndrimi të ligjshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese