Autoritetet britanike kanë ngritur dyshimin se ish-miinistrja Ann Widdecombe është sulmuar rreth 24 orë para se të gjendej e vdekur në banesën e saj të enjten, teksa hetimet për zbardhjen e ngjarjes janë ende duke vijuar.
Është bërë e ditur se në kërkim është një person i dyshuar, ndërsa 26-vjeçari i arrestuar fillimisht nën dyshimin për vrasjen e ish-ministres është liruar dhe nuk është më pjesë e hetimeve.
Sipas BBC, 78-vjeçarja ishte planifikuar të merrte pjesë në emisionin e Matt Allwright në Channel 5 të mërkurën. Megjithatë, përpara intervistës, stafi i emisionit nuk arriti të kontaktonte me të. Në fshatin Haytor ku ndodhet banesa e saj, vijon të ketë një prani të shtuar të të forcave të policisë, zona vijon të jetë e rrethuar ndërsa specialistët e mjekësisë ligjore janë ende duke mbledhur dhe analizuar prova në terren.
Kujtojmë se Ann Widdecombe, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj me lëndime të rënda ditën e enjte.
