Foto nga vendngjarja
Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur Ura e Drojës.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në autostradën Laç-Fushë Krujë, ku automjeti ishte në lëvizje kur është përfshirë nga zjarri.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Sondazh
Poll
