Pak minuta para se të nisë seanca e radhës plenare, policia ka rrethuar me gardhe metalike të gjithë perimetrin e godinës së Kuvendit.
Sipas raportimeve për mediat, deputetët e Partisë Socialiste kanë hyrë në ambientet e Kuvendit nga hyrja anësore, në krah të Akademisë së Shkencave.
Në hyrjen kryesore janë vendosur gardhe metalike, të cilat rrethojnë të gjithë perimetrin e Kuvendit. Këto masa sigurie janë marrë pas tensioneve të regjistruara në seancën e kaluar, kur protestuesit goditën me vezë automjetet e deputetëve.
Ndërkohë, opozita pritet të mungojë në seancën e sotme, pasi Sali Berisha njoftoi më herët se deputetët demokratë nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit derisa të diskutohen ndryshimet ligjore të kërkuara nga protestuesit.

