Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau bashkëshorten me çifte, Gjykata e Shkodrës lë në burg 64-vjeçarin! Shtjefën Ziçi “kyç” gojën para togave të zeza

Shkruar nga Newsbomb
Vrau bashkëshorten me çifte, Gjykata e Shkodrës lë në
Shtjefën Ziçi

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për 64-vjeçarin Shtjefen Ziçi, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Bardhe Ziçi.

Gjatë seancës gjyqësore, 64-vjeçari nuk ka dhënë asnjë deklaratë para trupit gjykues, duke zgjedhur të heshtë.

Ndërkohë, avokati mbrojtës, Agim Martini, ka kërkuar që klienti i tij t'i nënshtrohet një ekspertize psikiatrike, me argumentin se është e nevojshme të vlerësohet gjendja e tij mendore.

Pavarësisht kësaj kërkese, gjyqtarja Zamira Lila vendosi caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg", duke lënë në fuqi izolimin e 64-vjeçarit deri në vijimin e procedurave hetimore.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë, kur Shtjefen Ziçi dyshohet se qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, 54-vjeçaren Bardhe Ziçi, me një armë gjahu tip çifte në banesën e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese