Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bllokohet verë kontrabandë në Portin e Durrësit, shoferi i autobusit gjobitet trefish sa detyrimi doganor për mallin

Shkruar nga Newsbomb
Bllokohet verë kontrabandë në Portin e Durrësit, shoferi i
Bllokohet verë kontrabandë në Portin e Durrësit

Administrata Doganore ka bllokuar rreth 110 litra verë të paketuar në ambalazh tetra-pack, të konstatuara gjatë kontrollit të një autobusi në Portin e Durrësit.

Mjeti u përzgjodh për kontroll pas sinjalizimit nga strukturat e monitorimit dhe iu nënshtrua fillimisht skanimit. Më pas, gjatë kontrollit të përbashkët të kryer nga strukturat e Antikontrabandës dhe Dega Doganore Durrës, në vijën e dytë të kontrollit, u evidentua sasia e padeklaruar e verës.

Në zbatim të legjislacionit doganor në fuqi, ndaj drejtuesit të mjetit u vendos masë administrative me gjobë në vlerën e trefishit të detyrimit doganor.

Malli është sekuestruar dhe magazinuar, ndërsa mjeti mbahet në pritje të përllogaritjes së detyrimeve përkatëse dhe përfundimit të procedurave administrative.

Administrata Doganore mbetet e angazhuar në forcimin e kontrolleve dhe luftën kundër kontrabandës, me synim mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe garantimin e zbatimit të legjislacionit doganor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese