Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Sy të nxirë e flokë të shkulur”, flet babai i 17-vjeçares që u dhunua në Fier: Policia nuk mori asnjë masë, vajza kishte shenja kudo

Shkruar nga Newsbomb
“Sy të nxirë e flokë të shkulur”, flet babai i
Vajzat qe dhunuan adoleshenten ne Fier

Dhuna brutale e ushtruar ndaj 17-vjeçares në Fier nga tre vajzat ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, pas videos së dhunës që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Babai i 17-vjeçares ka folur këtë të hënë në emisionin  “Me Zemër të Hapur”, ku ka rrëfyer detaje tronditëse lidhur me ngjarjen, ku ka pretenduar se ka bërë kallëzimin në muajin qershor në polici por nuk u mor asnjë masë parandaluese.

Ai ka treguar se vajza i njihte autoret shoqe pas shoqeje dhe se ato e kishin pritur pas kursit, me pretekstin se do të sqaronin diçka dhe më pas e kanë dërguar në banesë, ku ka ndodhur dhe ngjarja.

Po ashtu ai tregoi se vajza kishte shenja të dukshme dhune, përfshirë të nxira në sy, dëmtime pas veshit dhe në kokë si dhe shkulje flokësh.

“Me vajzën kam folur, është pak më mirë. Atë ditë kisha një parandjenjë dhe e mora vajzën në telefon, fillimisht nuk po më tregonte. E mora përsëri nuk ma hapte telefonin, më pas më tha që po bënte një serum në spital sepse nuk ndihej mirë.

Më pas mora nusen në telefon dhe i thash të shkonte në Fier të merrte vajzën, nga motra e nuses e morëm vesh ngjarjen e cila kishte parë videon. Unë punoj në Orikum. Vajza më ka treguar se vajzat i njihte shoqe pas shoqeje. E kishin pritur pas kursit, i kishin thënë se duhet të sqaronin diçka e kanë dërguar në shtëpi dhe më pas ka ndodhur ajo që e patë të gjithë.

Në qershor isha vetë në komisariat ku më kallëzimin dhe nuk u mor asnjë masë. Vajza kishte shenja kudo nga dhuna. Pas veshit, në pjesën e kokës, shkulje floku dhe sytë shumë të nxirë. Mjekët e kishin përcjellë vetëm me një serum edhe pse e kanë parë gjendjen e saj. Vajza ishte në kurs parukerie, nga shkolla u largua sepse i binte të fikët në shkollë. Mjekët na thanë se vajza nuk ka asgjë. Gjendja e saj është pak më e mirë, por ishte shumë keq”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese