Këngëtarët Ledri Vula dhe Xhenesia Myrtezaj, të cilët janë përfolur për një lidhje dashurie mes tyre, duket se i kanë dhënë fund romancës së tyre.
Ndjekësit kanë vënë re se dy këngëtarët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke shtuar dyshimet se lidhja e dashurisë mes tyre ka marrë fund.
Dyshja prej kohësh përflitej se ishin në një lidhje dashurie, ndërsa asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht raportin e tyre. Në rrjetet sociale, pak muaj më parë, qarkulloi një video ku Ledri dhe Xhensila shfaqeshin duke u puthur në një club natë në Paris.
Heqja nga Instagrami e njëri-tjetrit, është marrë nga ndjekësit si një shenjë se raporti mes tyre ka përfunduar, ndërsa Ledri Vula dhe as Xhensila Myrtezaj nuk kanë reaguar publikisht për këto aludime
