Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pas vendimit të “Apelit”, Veliaj firmos përfundimisht RIKTHIMIN në detyrë të Alban Dokushit

Shkruar nga Newsbomb
Pas vendimit të “Apelit”, Veliaj firmos përfundimisht
Erion Veliaj dhe Alban Dokushi

Tashmë kthimi në detyrë si sekretar i përgjithshëm i Bashkisë për Alban Dokushin është i kryer. Kjo sepse Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka firmosur sot urdhërat për zbatimin e vendimit të formës së Prerë të Gjykatës Administrative të Apelit duke i “hapur rrugë” rikthimit të Dokushit, i cili më parë u shkarkua me urdhër të Anuela Ristanit.

Kujtojmë se më 3 qershor, Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e cilësuar të paligjshëm largimin e tij nga detyra. Dokushi u shkarkua me urdhër të kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, pas arrestimit të kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Ai konsiderohet një nga figurat kyçe të administratës së Bashkisë së Tiranës, si dhe njihet si krahu i djathtë i kryebashkiakut.

Dokushi ishte pranë Veliajt gjatë paraqitjes së tij në SPAK përpara arrestimit, ndërsa më pas u bë personi i parë që e vizitoi në ambientet e paraburgimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese