Hapësire reklamuese

Aktualitet

I shkaktoi buxhetit të shtetit 33 milionë lekë dëm, GJKKO i kthen SPAK për hetime të mëtejshme dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

Shkruar nga Newsbomb
I shkaktoi buxhetit të shtetit 33 milionë lekë dëm, GJKKO i
Elvis Roshi

Gjykata e Posaçme ka kthyer për hetime të mëtejshme të SPAK, dosjen Elvis Roshit, ish-kryebashkiakut të Kavajës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Vendimi është dhënë në seancën paraprake me dyer të mbyllura, nga gjyqtarja e posaçme Rudina Palloj, pasi më herët gjykata i dha mundësinë prokurorit që të rregullonte mënyrën se si e kishte ndërtuar akuzën ndaj të pandehurit.

Ndërsa avokati Andi Skënderi u shpreh se koha e hetimit dhe finalizimi i akuzës nuk janë në përputhje me afatet procedural, sipas Top Channel.

Gjykata nuk i arsyetori detyrat që i la SPAK,por ato pritet t’u komunikohen palëve me zbardhjen e hetimit.

Kujtojmë se hetimi ndaj Roshit erdhi pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për parregullsi në tendera gjatë periudhës së tij në krye të Bashkisë së Kavajës.

Gjatë viteve 2013-2014, janë gjetur parregullsi në fushën e Urbanistikës dhe prokurimeve të fondeve publike me dëm ekonomik në vlerën 33 milion lekë. 

Sipas KLSH, Elvis Roshi bashkë me 10 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kavajës, kanë shkaktuar një humbje prej 33 milion lekësh nga tenderat për rikonstruktimin e qendrës së qytetit dhe ndërtimin e disa prej rrugëve. Për 3 tenderë të tjerë, u konstatua se ofertuesi me çmimin më të ulët është skualifikuar padrejtësisht si rezultat i llogaritjes së gabuar të ofertës. 

Më 17 maj 2025, SPAK i sekuestroi celularin Roshit dhe ushtroi kontrolle personale nën dyshimin për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit, teksa bënte fushatë për kushëririn e tij Elton Roshi në Kavajë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese