Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se vendi i tioj do t'u përgjigjej sulmeve ukrainase në territorin e saj me një hakmarrje që do të ishte "disa herë më e fuqishme", duke shtuar se shkalla e përgjigjeve të tilla do të rritej.
Burime për mediat ndërkombëtare, thanë se Putin po i refuzonte thirrjet për bisedime paqeje me Kievin, me sulmet e fundit ukrainase me dronë ndaj rafinerive dhe porteve ruse të naftës që përforcojnë vendosmërinë e presidentit rus për të vazhduar luftën për momentin.
Moska ka kërcënuar të përshkallëzojë luftën që ka vazhduar në Ukrainë për më shumë se katër vjet, pasi Kievi ka synuar rafineritë dhe tankerët rusë të naftës në javët e fundit, duke shkaktuar mungesa të mëdha karburanti brenda Rusisë.
Dronët ukrainas goditën 15 anije ruse në Detin e Azov gjatë natës, përfshirë shtatë anije cisterna, tha të hënën komandanti i forcave të dronëve të Ukrainës.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha më herët të hënën se kishte goditur infrastrukturën e përdorur për transportimin e ngarkesave ushtarake për forcat e armatosura ukrainase, duke shkaktuar dëme në portin ukrainas të Chornomorsk, pranë Odessa.
