Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi sot se ka propozuar zëvendësimin e kryeministres Yulia Svyrydenko.
“Jam mirënjohës ndaj Yuliias për punën e saj të qartë, të qëndrueshme dhe efektive si Kryeministre, për vitet e saj të shërbimit produktiv në ekipin e Ukrainës dhe i kam ofruar asaj mundësinë për të udhëhequr një fushë të re dhe të rëndësishme marrëdhëniesh me një partner kyç”, tha Zelensky.
"Pres që, së bashku me deputetët, të bëjmë ndryshimet përkatëse në Qeverinë e Ukrainës", shtoi ai. Zelensky tha se ndryshimet në qeveri ishin të nevojshme për të "siguruar zbatimin e një strategjie politike të përditësuar", por nuk dha detaje të mëtejshme.
Zelensky nuk bëri të ditur se cili do të jetë posti i ri i saj dhe as emrin e personit që pritet ta pasojë në krye të qeverisë. Ai njoftoi gjithashtu se ndryshime do të ketë edhe në drejtimin e agjencive të zbatimit të ligjit.
