Një zjarr i madh shpërtheu gjatë natës në një restorant në Bangkok, duke lënë të vdekur 27 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Pamjet nga vendngjarja janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale ku tregojnë flakë të mëdha që përfshijnë ndërtesën dhe shtëllunga të dendura tymi që dalin nga hyrja kryesore e sallës së resorantit.
Autoritetet po hetojnë ende shkaqet e zjarrit, ndërsa Guvernatori i Bangkokut, Chadchart Sittipunt, deklaroi se hetuesit do të shqyrtojnë materialet e përdorura në tavan, si edhe nëse ndonjë dalje emergjence ka qenë e bllokuar, gjë që mund ta ketë vështirësuar evakuimin e personave që ndodheshin brenda.
Sipas autoriteteve të qytetit të Bangkokut, zjarri shpërtheu pak para mesnatës së së dielës në lagjen Chatuchak, në Bangkok, Tajlandë.
Deri mëngjesin e sotëm zona ishte rrethuar nga policia, ndërsa dhjetëra ekspertë të mjekësisë ligjore po kontrollonin mbetjet e djegura të objektit për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
