Hapësire reklamuese

Aktualitet

Zjarrfikësja, policia dhe Emergjencat Civile “zbarkojnë” në Himarë, zjarri përfshin kodrat e Llamanit (PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Zjarrfikësja, policia dhe Emergjencat Civile “zbarkojnë”
Foto nga Llamani

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme kodrat e zonës së jugut të qytetit të Himarës, në zonën e quajtuar Llaman. Flakët kanë përfshirë kryesisht sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Ndërkohë në terren ndodhen mbi 17 efektivë të shërbimit zjarrfikës, forca të  Policisë së Himarës dhe Strukturat e Emergjencave Civile, të cilat janë duke punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Situata raportohet të jetë problematike për shkak të temperaturave të larta dhe erërave të forta, të cilat po favorizojnë përhapjen e zjarrit, operaciconi për shuarjen e të cilit po vijon. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese